FMN: Kriza globale e ka kapur Shqipërinë, ja efektet

>Flet Përfaqësuesja së Përhershme e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, znj. Ann-Margret Westin
Kriza globale e ka prekur Shqipërinë dh I ka dhënë shenjat në Ekonomi,-ky është konstatimi i FMN. Përfaqësuesja e Përhershme e FMN-së në Shqipëri, znj. Ann-Margret Westin, theksoi në lidhje me krizën ndërkombëtare financiare dhe ndikimin e saj në ekonominë e vendit se, " impakti i krizës globale financiare ka nisur të ndihet dhe në Shqipëri. Rritja do të ndikohet këtë vit nga një ngadalësim i kërkesës për eksporte, i dërgesave të emigrantëve dhe investimeve si dhe uljes së sasisë së kreditimit."
Në një intervistë për ATSH ajo tha se "Duke marrë në konsideratë kushtet më të vështira të financimit këtë vit, ne kemi rënë dakord me autoritetet për të reduktuar defiçitin e buxhetit nën 4 përqind, për të shmangur ngushtimin e aksesit në kredi për investimet e sektorit privat. (Në ligjin e miratuar të buxhetit thuhet se defiçiti i buxhetit do të jetë 4.2 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), por duke ditur vonesat e njohura në investime, ne presim që në fund të vitit, defiçiti të jetë rreth 3.9% e PBB). Gjithashtu me nje nivel kontigjence për shpenzimet prej 2% të PBB-së, buxheti ka mbrojtje të mjaftueshme." Ndërkaq, Westin ka renditur edhe konsideratat e saj për ecurinë e deritanishme të ekonomisë shqiptare. " Ecuria makroekonomike ne 2008 ka qenë e fortë dhe në linjë me programin. Rritja ekonomike ka qenë e fortë, sidomos gjatë gjysmës së parë të vitit, inflacioni u ngrit lehtësisht mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3±1 përqind gjatë përiudhës Mars-Maj 2008, por që atëhere ka qenë në nivele të moderuara dhe ne fund të vitit ishte 2.2 përqind pas rënies së çmimeve të ushqimeve."- tha ajo. Sipas znj. Westin, "defiçiti i llogarisë korrente është përkeqësuar, kjo kryesisht reflekton faktorë të përkohshëm si çmime më të larta për ushqimet dhe karburantet në pjesën e parë të vitit dhe importet e mallrave kapitale për projektin e madh të rrugës. Në fushën fiskale, rritja e fortë e të ardhurave dhe zbatimi i ngadaltë i shpenzimeve për investime e ka mbajtur buxhetin në sufiçit për pjesën më të madhe të vitit." Znj. Westin foli edhe për marrëdhëniet e mëtejshme të FMN-së me autoritetet shqiptare. Ajo tha se," Duke qenë se programi i huas i Shqipërisë me FMN-në po përfundon, marrëdhëniet me FMN-në do të limitohen kryesisht në konsultimet e Nenit IV dhe në programet tona të asistencës teknike apo të trajnimit. Sigurisht që do të ketë raste për tu takuar dhe për të diskutuar edhe gjatë mbledhjeve vjetore dhe atyre të pranverës."
Sipas saj, "Konsultimet e Nenit IV janë në zemër të punës së monitorimit të FMN-së. FMN-ja ka një mandat për të mbikqyrur sistemin monetar ndërkombëtar dhe të vëzhgojë politikat ekonomike dhe financiare të 185 vendeve tona anëtare. Një mision i Nenit IV e viziton një vend çdo vit ose një herë në dy vjet për të grumbulluar informacion dhe për të shkëmbyer pikëpamje me qeverinë dhe zyrtarët e bankës qendrore. Misionet gjithashtu takohen me të tjerë aktorë, si parlamentarë, përfaqësues të biznesit, të sindikatave dhe të shoqërisë civile. Gjetjet e misionit prezantohen në një raport të stafit dhe i parashtrohen Bordit Ekzekutiv. Aty ne vemë në dukje rreziqet e mundshme ndaj stabilitetit dhe rritjes ekonomike dhe këshillojmë për rregullimet e nevojshme politike. Ne kemi ndërmarrë konsultime të Nenit IV me Shqipërinë që nga koha që vendi është bërë anëtar i FMN-së. I fundit konsultim i këtij lloji ka ndodhur pranverën e kaluar."
Znj.Westin tha se," Shqipëria gjithashtu do të vazhdojë të ketë akses në asistencën tonë teknike. Kërkesa për asistencë teknike gjithmonë vjen nga autoritetet. Në të ardhmen, është e mundshme që ne të vazhdojmë të përqëndrohemi në fushat tona kryesore të ekspertizës, si administrimi i taksave dhe menaxhimi i borxhit, mbikqyrja dhe rregullimi bankar, politikat monetare dhe statistikat. Ndërsa përsa i përket zyrës sonë, FMN-ja në përgjithësi ka një përfaqësues të përhershëm në vendet ku ka programe huaje. Kur merren vendimet për të mbyllur këto zyra, nëse është e mundur, ne synojmë për një tranzicion të butë, në disa raste duke i mbajtur zyrat hapur me stafin lokal, kur mandati i përfaqësuesit të përhershëm ka përfunduar."
Përfaqësuesja e FMN-së, Znj Westintheksoi gjithashtu se, " Duke parë krizën aktuale globale financiare, është më e rëndësishme se kurrë që qeveria të ndjekë politika të shëndosha makroekonomike. Mesazhi që ne po përpiqemi të japim në këtë pikë është që të jeni sa më të kujdesshëm. Siç e përmenda, një politikë fiskale më e shtrënguar në vitin 2009 në krahasim me vitin 2008, do të jetë një pjesë kryesore e këtyre politikave të matura. Në sektorin financiar, Banka e Shqipërisë do të duhet të vazhdojë punën e saj shumë të mirë në mbikqyrjen bankare dhe me nje monitorimin frekuent."
Në mbyllje të- intervistës së saj Znj. Westintha se " ne vazhdojmë të mbajmë vlerësimin tonë për një rritje ekonomike reale prej 6 përqind në vitin 2008. Ne gjithashtu i mbetemi parashikimit për një rritje ekonomike reale prej 3.5-4% në 2009. Kjo duhet krahasuar me një rritje mesatare prej 2.5 përqind për Europën Qendrore dhe Lindore, që është bërë në parashikimet tona për ekonominë globale të azhornuara në nëntor të 2008."