E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, Lagarde: Kosto e lartë për të gjithë, dalja e Greqisë nga euro

WASHINGTON - Drejtoresha e përgjithshme e FMN, Christine Lagarde deklaroi publikisht qëndrimin e organizmit që drejton, pas zgjedhjeve të 6 Majit në Greqi. 

Në një intervistë për televizionin holandez, Christine Lagarde tha se udhëheqësit politikë në Greqi duhet të tregojnë gatishmërinë e tyre për të qëndruar në Eurozonë, dhe mes tjerash, argumentoi se “dalja eventuale e Greqisë nga euro do të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe e vështirë, dhe jo vetëm për Greqinë".

Lagarde tha gjithashtu se "duhet të shohim skenarin më të mirë, ku vendi ka vullnetin politik të respektojë angazhimet e tij dhe të mbetet në eurozonë, gjë që duket të jetë dëshira e popullit. Kjo është e lidhur në mënyrë rigoroze me përpjekjet që të përmbushet programi për të cilin është rënë dakort me partnerët evropianë".

FMN-ja, nuk kishte bërë asnjë deklaratë që nga zgjedhjet e 6 Majit në Greqi, deri në këtë prononcim të Lagarde, duke refuzuar të komentojë mbi "problemin grek", deri formimin e Qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›