Greqi, betohet qeveria me 16 ministra e Pikramenos
ATHINE - Kryeministri i qeverisë së përkohshme greke, Panajotis Pikramenos njoftoi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, përbërjen e qeverisë, e cila do të çojë vendin në zgjedhjet e 17 qershorit.
Ajo përbëhet nga 16 ministra, (pa zëvendësministra), të cilët janë kryesisht profesorë universiteti, ish-ministra dhe diplomatë.
Betimi i qeverisë së re u bë sot paradite në Presidencë, ndërsa nesër shpërndahet parlamenti dhe vendi hyn në fushatën zgjedhore.
Z. Pikramenos u betua mbrëmë rreth orës 20:00, me dorë në Bibël sipas traditës greke dhe më pas zhvilloi deri në mesnatë një takim me z. Lukas Papadhimos, i cili i dorëzoi detyrën.
Z. Papadhimos theksoi se është e rëndësishme të përmbushen detyrimet ndërkombëtare të Greqisë dhe të zbatohen politika që do të sigurojnë besimin dhe stabilitetin. Ai u tregua optimist se kryeministri i ri do të bëjë çdo përpjekje, për të formuluar kushtet e paqes dhe moderimit gjatë periudhës së zgjedhjeve.
Më herët, pasditen e djeshme zoti Pikramenos mori mandatin për të formuar qeverinë, nga presidenti i republikës Karolos Papulias.
"Është thjesht një qeveri e përkohshme që do të shkojë në kuadrin e Kushtetutës. Vendi po kalon kohë shumë të vështira. Nën drejtimin tuaj zoti President, duhet ta shpëtojmë atë nga rreziqet, të kalojmë një tranzicion të qetë me qeveri politike", deklaroi kryeministri Pikramenos.
Me humor ai iu drejtua Presidentit Papulias duke thënë: "Kam lexuar në gazeta se mbiemri im (që në greqisht do të thotë "i hidhëruar") është i përshtatshëm, për kryeministrin e fundit të kësaj periudhe të pasdiktaturës", dhe shtoi: "Shpresoj se pas meje që të fillojë një rigjenerimin i vendit tonë të bukur".
PERBERJA E QEVERISE "PIKRAMENOS"
Kryeministri: Panajotis Pikramenos
Ministria e Mbrojtjes: Frangos Frangoulis
Ministria e Punëve të Jashtme: Petros Moliviatis
Ministria e Brendshme: Antonis Manitakis
Ministria e Financave: Jorgos Zanias
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve: Lefteris Ekonomou
Ministria e Drejtësisë: Kristos Yeraris
Ministria e Punës: Andreas Rupakiotis
Ministria e Arsimit: Angela-Efrosini Kiaou
Ministria e Mjedisit: Gregori Caltas
Ministria e Infrastrukturës: Simos Simopulos
Ministria e Shëndetësisë: Kristos Kittas
Ministria e Konkurrencës për Zhvillim dhe tregtar: Janis Sturnaras
Ministria e Zhvillimit Rural: Napoleon Maravegias
Ministria e Kulturës dhe Turizmit: Tatiana Karapanajoti
Ministria e Shtetit: Antonis Argyros
Ministria e Reformës Administrative: Pavlo Apostolidis
Lidhje te tjera FMN, Lagarde: Kosto e lartë për të gjithë, dalja e Greqisë nga euro