Skandalet dhe 4 rregullat e Obamës për përballimin e tyre
Raporti i fundit i ekipit të
tranzicionit të Presiden
tit të zgjedhur Barak
Obama, në të cilin jepen detaje
për kontaktet e këshilltarëve të
afërt të Obamës me guvernatorin
e Ilinoisit. Rod Blagojeviç, i akuzuar
për korrupsion dhe në të cilin
dilet në përfundimin se njerëzit
e Presidentit të ri janë të "papërlyer",
nuk do të jetë dokumenti i
vetëm i kësaj çështjeje. Ndërkohë,
ai u ka ofruar analistëve disa nga
mënyrat me të cilat do të operojë
drejtuesi i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Ja cilat janë 4 rregullat e ekipit të
tij në lidhje me menaxhimin e
skandaleve dhe më konkretisht të
skandalit të parë postzgjedhor.
1. Transparencë, por
deri në njëfarë kufiri
Obamës nuk ia kërkoi kush
hartimin e dokumentit të fundit
sqarues në lidhje me
"pastërtinë" e ekipit të tij qeverisës,
për sa i përket skandalit të
guvernatorit Blagojeviç. Kjo ishte
një ndërmarrje personale dhe
vullnetare e Presidentit të ri, i cili
që në fillim është betuar që të
jetë Presidenti më i hapur e
transparent në histori. Por, pasi
lajmëroi se do të publikonte dokumentin,
ekipi i tij nuk dha të
dhëna të tjera në lidhje me
mënyrën e hartimit, apo në
lidhje me ndonjë dokument
mbështetës të tij.
2. Mos lejo që cikli i
lajmeve të të diktojë
veprimet
I çliruar tashmë nga zjarri i
përgjigjeve e kundërpërgjigjeve të
fushatës zgjedhore, Obama iu rikthye
instinktit të tij për të vendosur
rregull aty ku ka rrëmujë. Këtë
nuk e bëri menjëherë, por e la
lajmin që të transformohej e të
ndryshonte, e si pasojë të arrinte
një pik e më pas të binte në kurbën
e rëndësisë. Para se të dilte me
një material të plotë dhe përfundimtar
në lidhje me skandalin,
Obama ndërmori vetëm disa
hapa të vegjël sqarues dhe bëri
ndërhyrje që nuk binin në sy.
Vetëm në javën e tretë të skandalit
vendosi që të shprehej me detaje,
por edhe këtë herë e bëri përmes
një raporti me shkrim, që do të
"fliste" në vend të tij. Dhe kur
raporti prej 5 faqesh u publikua të
martën, Obama ishte shumë larg
epiqendrës së ciklonit. Ai ndodhej
me pushime së bashku me familjen
e tij në Havai.
3. Kontrollo
Në raport thuhet se Obama
kërkon që këshilltarët e tij t‘i marrin
leje para se të bëjnë ndonjë
bisedë telefonike me persona të
huaj. Në këtë mënyrë gjithçka
mbahet nën kontroll dhe nuk kalon
e pakontrolluar. Këtë rregull ai
do të vazhdojë ta zbatojë edhe më
pas, kur të marrë zyrtarisht në
duar presidencën.
4.Shmangu sherreve
Është krejt normale që Obama të
ketëpreferencënetijpërpersoninqë
do ta zëvendësojë në Senat, duke
qenë se ky person do të përfaqësojë
"shtëpinë" e Obamës dhe mund të
shndërrohet në një aleat të fuqishëm.
Por Obama i është shmangurgjithmonë
përfshirjessëdrejtpërdrejtë
në çështje kontradiktore, duke
mbajtur një qëndrim të tërhequr. Në
raport thuhet se Obama nuk u përfshi
personalisht në diskutime dhe se
nuk ishte në axhendën e tij të punës
diktimi i ndonjë preference për postin
e lënë bosh.
tranzicionit të Presiden
tit të zgjedhur Barak
Obama, në të cilin jepen detaje
për kontaktet e këshilltarëve të
afërt të Obamës me guvernatorin
e Ilinoisit. Rod Blagojeviç, i akuzuar
për korrupsion dhe në të cilin
dilet në përfundimin se njerëzit
e Presidentit të ri janë të "papërlyer",
nuk do të jetë dokumenti i
vetëm i kësaj çështjeje. Ndërkohë,
ai u ka ofruar analistëve disa nga
mënyrat me të cilat do të operojë
drejtuesi i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Ja cilat janë 4 rregullat e ekipit të
tij në lidhje me menaxhimin e
skandaleve dhe më konkretisht të
skandalit të parë postzgjedhor.
1. Transparencë, por
deri në njëfarë kufiri
Obamës nuk ia kërkoi kush
hartimin e dokumentit të fundit
sqarues në lidhje me
"pastërtinë" e ekipit të tij qeverisës,
për sa i përket skandalit të
guvernatorit Blagojeviç. Kjo ishte
një ndërmarrje personale dhe
vullnetare e Presidentit të ri, i cili
që në fillim është betuar që të
jetë Presidenti më i hapur e
transparent në histori. Por, pasi
lajmëroi se do të publikonte dokumentin,
ekipi i tij nuk dha të
dhëna të tjera në lidhje me
mënyrën e hartimit, apo në
lidhje me ndonjë dokument
mbështetës të tij.
2. Mos lejo që cikli i
lajmeve të të diktojë
veprimet
I çliruar tashmë nga zjarri i
përgjigjeve e kundërpërgjigjeve të
fushatës zgjedhore, Obama iu rikthye
instinktit të tij për të vendosur
rregull aty ku ka rrëmujë. Këtë
nuk e bëri menjëherë, por e la
lajmin që të transformohej e të
ndryshonte, e si pasojë të arrinte
një pik e më pas të binte në kurbën
e rëndësisë. Para se të dilte me
një material të plotë dhe përfundimtar
në lidhje me skandalin,
Obama ndërmori vetëm disa
hapa të vegjël sqarues dhe bëri
ndërhyrje që nuk binin në sy.
Vetëm në javën e tretë të skandalit
vendosi që të shprehej me detaje,
por edhe këtë herë e bëri përmes
një raporti me shkrim, që do të
"fliste" në vend të tij. Dhe kur
raporti prej 5 faqesh u publikua të
martën, Obama ishte shumë larg
epiqendrës së ciklonit. Ai ndodhej
me pushime së bashku me familjen
e tij në Havai.
3. Kontrollo
Në raport thuhet se Obama
kërkon që këshilltarët e tij t‘i marrin
leje para se të bëjnë ndonjë
bisedë telefonike me persona të
huaj. Në këtë mënyrë gjithçka
mbahet nën kontroll dhe nuk kalon
e pakontrolluar. Këtë rregull ai
do të vazhdojë ta zbatojë edhe më
pas, kur të marrë zyrtarisht në
duar presidencën.
4.Shmangu sherreve
Është krejt normale që Obama të
ketëpreferencënetijpërpersoninqë
do ta zëvendësojë në Senat, duke
qenë se ky person do të përfaqësojë
"shtëpinë" e Obamës dhe mund të
shndërrohet në një aleat të fuqishëm.
Por Obama i është shmangurgjithmonë
përfshirjessëdrejtpërdrejtë
në çështje kontradiktore, duke
mbajtur një qëndrim të tërhequr. Në
raport thuhet se Obama nuk u përfshi
personalisht në diskutime dhe se
nuk ishte në axhendën e tij të punës
diktimi i ndonjë preference për postin
e lënë bosh.