FMN: Lindjes i duhet euro. BQE: Në asnjë mënyrë
Fondi Monetar Ndërkombëtar propozoi integrim të menjëhershëm të Evropës Lindore në zonën Euro, si e vetmja mënyrë për të përballuar krizën aktuale, por Banka Qendrore Evropiane e hodhi poshtë menjëherë këtë propozim.
Një raport konfidencial i FMN-së, që u publikua nga "Financial Times" të hënën, propozoi që Evropa Lindore të fillojë të përdorë euron në mënyrë të njëanshme për të shmangur problemet e shumta ekonomike që po has në këto momente.
"Euroizimi ofron zgjidhje për problemin e borxhit të stërmadh të jashtëm, si dhe rivendos besimin në treg", - thuhet në raport. "Pa euroizim, zgjidhja e problemeve ekonomike të sotme do të kërkojë sakrifica të mëdha nga e gjithë popullata".
Por Banka Qendrore Evropiane iu përgjigj menjëherë negativisht këtij propozimi. "Ne i qëndrojmë deklaratave të mëparshme se pranimi në Eurozonë do të thotë që këto vende të kontrollojnë deficitin, inflacionin, normat e interesit dhe kursin e këmbimit. Vendet anëtare duhet të presin dy vjet në ‘paradhomën‘ e anëtarësimit", - thanë zyrtarë të BQE dje. Sipas tyre, euroizimi nuk është një mekanizëm i vlefshëm për të trajtuar problemin real të Lindjes, deficitet e stërmëdha.
Evropa Lindore u zhyt në borxhe gjatë dekadës së fundit në përpjekje për të financuar riindustrializimin dhe për të rritur ekonomitë e veta me ritëm të shpejtë për të kapur Perëndimin. Por ky nxitim solli edhe rritje të deficiteve dhe sot, ekonomitë e Evropës Lindore janë më shqetësueset në kushtet e krizës botërore. Analistët besojnë se kriza në Evropën Lindore mund të zvarrisë drejt katastrofës edhe Evropën Perëndimore. Vendet që duan të anëtarësohen në Eurozonë duhet të kenë inflacion të ulët, norma interesi të ngjashme me eurozonën, deficit buxhetor më të ulët se 3 për qind etj. Disa vende e kanë pranuar euron në mënyrë të njëanshme apo kanë vendosur kurse fikse këmbimi, por këto metoda konsiderohen më të dëmshme sesa qëndrimi jashtë monedhës së përbashkët.