Ari flet pa dorashka: Kam shumë të njohur homoseksualë
Martesa, shkuesitë, homoseksualizmi, nominimet, banorët e rinj kanë qenë temat kryesore rreth të cilave janë vërtitur bisedat në shtëpinë e "Big Brother". Ani ka pohuar se nuk i pëlqejnë shkuesitë, ndërsa Ari ka folur për homoseksualizmin si një fenomen që ai e konsideronte normal. Arjoni ka rrëfyer se gjërat mes tij dhe Anjezës po shkonin mirë, ndonëse ajo po binte në kundërshtim me përgjigjen që kishte dhënë në spektaklin e së shtunës.
Juna: Këtu ka njerëz të bukur!
Juna dhe Anjeza shikojnë fotot duke i komentuar ato. Juna thotë: "Kam vënë re që këtu ka njerëz shumë të bukur!" Anjeza i thotë që të gjithë janë shumë të mirë dhe shton që janë më të mirë se banorët e "Big Brother 1" nga paraqitja. Juna i thotë që është e rrallë të gjesh persona që jetojnë bashkë, të cilët të jenë të gjithë të bukur dhe që kombinohen me njëri-tjetrin.
"Celuliti është armiku i femrës"
Pasi ka parë Mimozën te pishina me rroba banjo, Ari fillon e komenton me djemtë e tjerë. Ai thotë: "Është e bukur në fytyrë, por e ka trupin shumë problematik!" Sipas tij, ajo ushqehet keq dhe kjo ndikon në trupin e saj. Qetsori i thotë që vajzat si Mimoza nuk merren me sport që ta mirëmbajnë trupin. Ari tregon që më përpara femrat kanë qenë të mbushura, por nuk kanë pasur celulit, duke e krahasuar me ato në ditët e sotme. Ai shton: "Celuliti është armiku i femrës!"
Arjoni: Isha i emocionuar!
Arjoni dhe Aida diskutojnë në lidhje me nominimet. Aida, duke marrë shkas nga nominimi i Anjezës, e pyet Arjonin: "Si po të shkojnë punët me Anjezën?" Ai thotë që gjërat janë në ngjitje, por shton se ajo bie në kontradiktë me gjërat që shprehu në spektakël. Aida i thotë që ajo ia la gjërat kohës. Arjoni i thotë Aidës që e priste pyetjen e Arbanës dhe shton: "Isha i emocionuar!" Aidës i kishte pëlqyer përgjigjja e Anjezës, pasi sipas mendimit të saj ajo i la gjërat pezull.
Sfilata e "Big Brother"
Banorët kanë menduar që të organizojnë një sfilatë. Për këtë janë veshur mirë dhe janë rregulluar. Qetsori është personi që ka ideuar skenën e sfilatës. Ai ka marrë stolin e tavolinës së ngrënies dhe e ka vendosur te pishina. Banorët e tjerë kanë sfiluar dhe kanë bërë shumë foto. Gjithashtu kanë diskutuar për sfilatat dhe rreth modës. Qetsori shprehet që ka filluar t‘i pëlqejë moda dhe thotë: "Të kalosh nga kazma te moda!"
"Banorët e rinj më duken si miq!"
"Na i kanë sjellë të fortë!" - ka thënë Arjoni për konkurrentët e rinj, por Aida dhe Anjeza nuk kanë qenë dakord. "Të duken ty! - i ka thënë Anjeza atij, - sepse janë të freskët dhe kanë dy ditë që vetëm flasin. Arjoni ka shtuar se më shumë i dukej sikur u kishin ardhur tre miq në shtëpi, por kjo nuk e ndryshonte aspak faktin që ata mbeteshin konkurrentë. Edhe Aida ka shprehur mendimin e vet, sipas të cilit, me ardhjen e tyre ndryshoi disi atmosfera e shtëpisë, pasi kishin përfunduar të ziheshin për banalitete. Ajo ka shtuar se madje, do të kishte qenë më mirë që ata të kishin hyrë që në fillim të lojës, pasi vërtet do të bënin debate, por do të ishin për gjëra që ia vlenin.
"Ne nuk ishim pa kulturë!"
Arjonit nuk i ka ardhur mirë kur Aida ka thënë "shyqyr që erdhën këta të rinjtë se ndryshoi ambienti". Aida i ka thënë se dallimi mes një njeriu me kulturë dhe një tjetri pa kulturë është se i kulturuari, pavarësisht gabimit që bën, di të kërkojë të falur. "Pse ne pa kulturë paskemi qenë?!" - i ka thënë Arjoni. Aida është munduar ta sqarojë se nuk e kishte fjalën për të. Ajo i ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të tyre që të mos krijonin një ambient të rëndomtë, loja kishte marrë tjetër drejtim. "Edhe unë edhe ti i harruam idealet që kishim!" - i ka thënë ajo Arjonit. Sipas Anjezës, edhe vetë Arjoni ndihet më mirë me tre të ardhurit e rinj, sesa me banorët e vjetër. Arjoni nuk e ka pranuar këtë, por as e ka kundërshtuar bindshëm. "Gjithsesi, ka përfunduar Aida, ne flasim për këto 48 orë që i njohim, sepse më pas nuk i dihet çfarë ndodh!"
"Po pi macja uthull!"
Eltonit i është pirë një cigare, por nuk ka dashur të qëndronte i vetëm në oborr. Juna i ka thënë se do të vinte edhe ajo ta shoqëronte. Më pas kanë dalë edhe banorët e tjerë. Për çudinë e të gjithëve, kanë ndezur cigare edhe Adelajda dhe Juna. "E ndezën të gjithë, e ndezëm edhe ne! - u ka thënë ajo banorëve që kanë reaguar të habitur. "Po pi macja uthull!" - u ka thënë Ari.
"S‘më pëlqejnë shkuesitë!"
"S‘më pëlqejnë martesat me shkuesi!" - ka thënë Ani. Sipas tij, me njeriun me të cilin do të lidhësh jetën duhet "të të ngjisë që në fillim", se përndryshe ishte e kotë. Edhe Qetsori, me të cilin Ani po e bënte këtë bisedë, ka qenë dakord me të. Ani ka vijuar duke treguar një rast që i kishte thënë një i njohuri i tij. Ajo ishte si ai, por pak më e shkurtër dhe më e shëndoshë. "Më e shkurtër!" - është habitur Qetsori. Ani i kishte thënë mikut të tij, që insistonte t‘i lidhte, se pa e parë vetë vajzën nuk kishte si t‘i thoshte po. Dhe kishte shkuar në fshatin ku ajo jetonte. Atje kishte takuar një mik të tij, që kur Ani i kishte treguar pse kishte ardhur i kishte thënë të mos nxitohej dhe se për mendimin e tij, vajza në fjalë nuk ishte e përshtatshme për të. Më pas, Ani kishte mundur ta shihte edhe vetë. "Nuk dua ta ofendoj, por ishte një çikë e shëndoshë!" - i ka thënë ai Qetsorit. Lidhja mes tyre nuk ishte realizuar, sepse atij "nuk i kishte ngjitur".
"Të shtunave shëmtoheni!"
Sipas Arit, përpjekja e banorëve për t‘u bërë më të bukur të shtunën e spektaklit, është e ekzagjeruar dhe i bën ata më të shëmtuar. Banorët janë mërzitur pak fillimisht, pastaj janë justifikuar me stresin dhe emocionet e asaj dite e më pas janë përpjekur t‘i shpjegojnë pse ndodhte që ata visheshin e rregulloheshin jo si përditë. Sipas Dritanit, me të cilin ishin dakord edhe të tjerët, gjatë gjithë javës ata e harronin prezencën e kamerave dhe vetëm të shtunën e kuptonin që ishin në vëmendjen e të gjithëve dhe përpiqeshin ta justifikonin atë.
Ari për homoseksualizmin
Duke diskutuar për homoseksualizmin, për thënie apo fakte sipas të cilave disa figura të historisë sonë mund të kenë qenë të tilla, Adi ka pyetur sesi ishte e mundur që e kemi kaq tabu, kur kemi pasur kaq shumë të tillë. Sipas Arit, homoseksualizmi ka lindur në Greqi dhe popujt orientalë e po ashtu të Ballkanit e kanë pasur pjesë të kulturës së tyre. Ai ka thënë se edhe ai vetë kishte shumë të njohur të tillë dhe për të, kjo ishte më se normale. Sipas Arit, një "homoseksual normal", pra që kishte një marrëdhënie normale e që bënte një jetë normale, nuk e bezdiste aspak, në të kundërt, ata që "përkëdheleshin e përdridheshin" më shumë se ç‘duhej ishin për të, të padurueshëm.
"Nuk dua të nxitohem!"
Duke sjellë shembullin e të atit të tij që ishte martuar vonë dhe që atë e kishte lindur në moshën 42-vjeçare, Ari ka thënë se nuk donte të tregohej jo i matur e të hidhte hapa të nxituar drejt martesës. Ai ka thënë se me të nuk donte të ndodhte që pas tre-katër vjetësh martesë, gruaja t‘i mërzitej dhe ai të detyrohej të gjente dikë tjetër. "Unë nuk dua të kem dhe grua dhe dashnore, ka thënë ai, më duket hipokrizi!". Ndërsa duke i parë gjërat me sytë e një fëmije në mes të një divorci, ai ka thënë se imazhi i familjes për të ishte një familje dhe një palë prindër. Më pas ai ka shtuar se preferon dhe e sheh si më të thjeshtë të ketë një fëmijë, sesa një grua. "Nuk po di si ta shpjegoj, ka thënë ai, por nëse jam totalisht i bindur që dua të kem një fëmijë, nuk jam akoma i bindur që dua të martohem!"
Mëngjes i ngrohtë
Banorët zgjohen vonë këtë mëngjes e duken të përgjumur pas një darke ku janë argëtuar deri vonë. Të parët që janë ngritur janë Adi, Moza dhe Ani, të cilët janë shumë entuziastë për ditën e bukur, të ngrohtë e me diell. Ata duan që ta shfrytëzojnë në maksimum këtë ditë. "Çohuni se jashtë është verë!" - janë fjalët me të cilat ata zgjojnë banorët e tjerë. Adi dhe Moza shkojnë të luajnë me disk në oborr, ndërsa Ani i shoqëron duke kërcyer me muzikën në sfond. Duke parë se është shumë ngrohtë, ata vendosin që të bëjnë banjo dielli e të lahen në pishinë. Është Adi i pari që bën disa hedhje në pishinë e më pas edhe Moza.
Ari: Moza të relakson
Ari komenton me Sorin dëshirën që ka Moza për të dalë në fotografi. Sori i thotë se vetëm me Mozën afër, ai mund të dalë më mirë në foto, pasi i përmirëson imazhin. Ai shprehet se Moza ndoshta atë përfaqëson në "Big Brother", lukun e saj të një nëntëmbëdhjetëvjeçareje e njomështinë e moshës. Sipas Arit, ky mund të jetë një lloj pozicionimi i saj, madje shumë i këndshëm në të parë. Ai mendon se ndërsa atyre u duhet të tregojnë shumë nga vetja, të bëjnë biseda e debate, asaj i mjafton vetëm pamja për të kënaqur apo relaksuar të tjerët.
"Sorit i ka mbetur qejfi"
Arjoni i tregon Aidës se atij i pëlqen të nxjerrë në fotografi të tjerët dhe ndërkohë, edhe të tjerët dëshirojnë që ai të bëjë rolin e fotografit. Ai mendon se kjo gjë ka shkaktuar një qejfmbetje te Sori, i cili ka dëshirë që këtë rol ta luajë ai. Aida i thotë se ky nuk është faji i tij dhe Sori nuk duhet ta marrë për personale, pasi janë banorët që i kërkojnë Arjonit që t‘i nxjerrë në fotografi. "Një fotograf i mirë duhet të kapë momentin më të bukur e jo thjesht të shkrepë aparatin", i thotë ajo Arjonit. Sipas saj, fotot më të bukura janë ato që nxirren pa mendje, por në të njëjtën kohë edhe duke kapur një moment interesant të personazhit. Ajo i kërkon Arjonit që t‘i bëjë asaj disa foto të bukura.