Çfarë kanë të përbashkët miliarderët?
Miliarder lind, apo bëhesh? Cilat janë tiparet dhe karakteristikat e përbashkëta të super të pasurve? Fshihet ndonjë sekret që e ndajnë me njëri-tjetrin? Shtrojmë shpesh pyetje të tilla dhe vendosëm se është çasti të shtyhemi përtej përgjigjeve të thjeshta që jepen zakonisht, të cilat në përgjithësi kanë të bëjnë me zgjuarsinë, ambiciet e pangopshme dhe fatin. Për këtë u zhytëm në dosjet e secilit prej individëve më të pasur të rruzullit, për të gjetur tipare të përbashkëta. Analizuam gjithçka kishim në dispozicion, nga profesionet e familjarëve të miliarderëve, te shkollat që kanë ndjekur, të dhënat e tyre personale gjatë fazave të para të karrierës dhe përvojave të tjera që mund t‘i kenë drejtuar në rrugën e pasurisë përrallore.
Studimi i 657 miliarderëve që i kanë bërë vetë pasuritë (megjithëse e dimë që është numër i pamjaftueshëm për të dhënë rezultate të sakta), nga të cilët përbëhet lista që u publikua në shkurt te revista "Forbes" me miliarderët e rruzullit, na dha disa rezultate mjaft interesante. Së pari, një përqindje e madhe e miliarderëve kishin familjarë me prirje të shkëlqyera në matematikë. Aftësia për të përllogaritur numrat është shumë e rëndësishme kur vjen fjala për t‘u pasuruar, dhe aftësitë matematike janë të trashëgueshme. Disa prej profesioneve më të ndeshura mes prindërve të miliarderëve amerikanë (mbi të cilët kemi në dorë më shumë informacion) janë ai i inxhinierit, ekonomistit dhe pronarë biznesesh të vogla.
Si edhe në rastet e të pasurve të vendeve të tjera, pjesa më e madhe e miliarderëve amerikanë ka lindur në vjeshtë. Gjithsesi, duhet shënuar se disa miliarderë kanë lindur në dhjetor, muaji i tetë në vit për nga dendësia e lindjeve. Kjo e dhënë përsëritet në raport të përafërt edhe për miliarderët joamerikanë.
Më shumë se 20 për qind e 292 miliarderëve amerikanë (gjithnjë ata që janë pasuruar vetë dhe nuk e kanë trashëguar nga familja) të publikuar në listën e fundit të miliarderëve të botës, ose nuk kanë studiuar në universitet, ose i kanë lënë studimet përgjysmë, pra janë pa një diplomë shkolle të lartë. Një prirje e tillë është veçanërisht e vërtetë për ata individë me destinacion sipërmarrjen në fushën e teknologjisë: Bill Geits, Stiv Xhobs, Maikëll Dell, Lerri Elison, dhe Teodore Ueit.
Miliarderët që e kanë fituar pasurinë nga bota financiare përbëjnë një prej nëngrupeve me shkollimin më të shkëlqyer: më shumë se 55 për qind e tyre zotërojnë doktoratura. Rreth 90 për qind e atyre që mbajnë tituj të tillë i kanë kryer masterat në një prej tri universiteteve të Ligës Ivy (ligë që përmbledh disa prej universiteteve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës): Harvard, Kolumbi apo Shkolla e Binesit Uarton.
Shoqëria e famshme "Goldman Sachs" ka pasur në radhët e punonjësve të saj një pjesë të mirë të mendjeve që tashmë kanë grumbulluar pasuri me dhjetë shifra. Të paktën 11 miliarderë aktualë apo të dikurshëm të botës së financave, fazat e hershme të karrierës i kanë nisur në gjiganden e financës "Goldman Sachs", përfshi këtu Eduard Lampert, Daniel Ok, Tom Stejer dhe Riçard Perri.
Një pjesë e madhe e miliarderëve ka pësuar rrëzime brutale në karrierë gjatë fazave të para, gjë që u ka rrënjosur në gjak frikën prej dështimeve. Kuturisja e parë në biznes e miliarderit të industrisë farmaceutike, R.J. Kirk, ishte një dështim i tmerrshëm. Këtë eksperiencë e kujton me frikë, por dhe e vlerëson së tepërmi. "Dështimi i hershëm është kusht i nevojshëm për suksesin, megjithëse jo i mjaftueshëm", i tha njërit prej gazetarëve të "Forbes" vitin e shkuar.
Në një fjalimi të mbajtur përpara kongresit amerikan gjatë nëntorit të shkuar, Fill Falkone, një tjetër miliarder amerikan, tha se "blerja e gabuar e një kompanie në vitet nëntëdhjetë më ka dhënë një seri mësimesh të vlefshme, të cilat kanë pasur impakt të jashtëzakonshëm në karrierën time si menaxher fondesh".
Shumë prej miliarderëve gjatë studimeve në Universitetin Jel kanë qenë pjesëtarë të shoqërisë "Kafkat dhe Kockat", grupimi i famshëm sekret i shfaqur në disa filma hollivudianë. Mes tyre, më të spikaturit janë investuesi i njohur i bursës, Eduard Lampert, themeluesi i gjigandit "Blackstone", Stiven Shvarcman dhe themeluesi i "FedEx"-it, Frederik Smith.
Tiparet e përbashkëta
Prindërit, aftësi në matematikë
Një pjesë e madhe e miliarderëve kishin prindër me prirje të shkëlqyera në matematikë. Aftësia për të përllogaritur numrat është shumë e rëndësishme kur vjen fjala për t‘u pasuruar, dhe kjo karakteristikë është e trashëgueshme. Disa prej profesioneve më të ndeshura mes prindërve të miliarderëve amerikanë janë ai i inxhinierit, ekonomistit dhe pronarë biznesesh të vogla
Lindjet në shtator
Ndër 380 miliarderët amerikanë që janë shfaqur në listën e përvitshme të revistës "Forbes" gjatë tri viteve të fundit, 42 syresh kanë lindur në shtator - më shumë se në çdo muaj tjetër. ...ndoshta nga që ky është muaji kur publikon listën e 400 amerikanëve më të pasur
Titanët e teknologjisë pa universitet
Harro gjithçka të thonë ata që nuk reshtin së të dhëni këshilla për të bërë përpara në jetë. Më shumë se 20 për qind e super të pasurve amerikanë në listën më të fundit të miliarderëve të "Forbes" nuk i kanë përfunduar dot studimet e larta. Shumë prej tyre shkëlqyen në fushën e teknologjisë. Mes tyre Bill Geits, Stiv Xhobs, Maikëll Dell, Lerri Elison, dhe Teodore Ueit
"Kafkat dhe kockat"
Shumë prej miliarderëve gjatë studimeve në Universitetin Jel kanë qenë pjesëtarë të shoqërisë "Kafkat dhe Kockat", grupimi i famshëm sekret i shfaqur në disa filma hollivudianë. Mes tyre, më të spikaturit janë investuesi i njohur i bursës, Eduard Lampert, themeluesi i gjigandit "Blackstone", Stiven Shvarcman dhe themeluesi i "FedEx"-it, Frederik Smith
Puna në "Goldman Sachs"
Një përvojë pune në bankën e investimeve "Goldman Sachs" duket si një hap i parë shumë i mirë për t‘u bërë në të ardhme miliarder. Ndër 68 miliarderët amerikanë që i kanë vënë mënjanë gjithë ato para falë botës së financës, të paktën tetë prej tyre i mprehën dhëmbët në departamentet e bankës, tregtisë, apo menaxhimit të aseteve të "Goldman Sachs". Ndër më të spikaturit janë Eduard Lampert dhe Daniel Ok, ashtu si dhe ish-miliarderët Tom Stejer dhe Riçard Perri