"Shqipëria në NATO", ekspozitë në MTKRS
U organizua dje pasdite në Galerinë "Ibrahim Kodra" në Ministrinë e Kulturës, ekspozita "BLIC 14" me profesorë e studentë të Akademisë së Arteve e nxënës nga liceu artistik "Jordan Misja", nën moton "Shqipëria në NATO". Secili prej pjesëmarrësve u paraqit me tri punime. Ata kanë interpretuar pasazhe të ndryshme nëpërmjet figuracioneve artistike, duke u ndikuar nga ambienti ku jetojnë. Me rastin e futjes së Shqipërisë në NATO, u prezantua edhe skulptura e kuratorit neo-modernist Everest Imeraj e titulluar "NATO". Kjo vepër vjen si një simbol i unitetit, i barazisë dhe i vlerave të mëdha njerëzore. Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë 14 artistë nga Shqipëria dhe e ftuar do të jetë artistja nga Italia, Giorgia Sond.