NATO DHE DY USHTRITE E MITINGJEVE
Liderët shqiptarë, të vjetër dhe të rinj, kanë vetëm këtë mjeshtëri: fitoren kombëtare e bëjnë partiake dhe fitoren partiake e bëjnë kombëtare. Festimet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e shpalosën përsëri këtë ves djallëzor politik me rrënjë shekullore tek intoleranca dhe etja e shfrenuar për pushtet. Ajo që hyri në NATO ishte Shqipëria, por mitingjet festive ishin dy; njëri i ideuar nga Edi Rama dhe tjetri, i ideuar nga Sali Berisha. Politika e re dhe politika e vjetër u ndanë në mitingje, për të dëshmuar se janë në thelb njësoj, janë politika tej së majtës dhe së djathtës, pikërisht ngaqë nuk arrijnë të bëhen bashkë në një shesh, edhe për një arritje që është absurde të mos e quash të të gjithë shqiptarëve dhe çmenduri e fanatizëm t‘ia dedikosh vetëm një lideri apo vetëm një partie.
Ndërkaq, nuk është një parti vërtet e majtë ajo që nuk bashkohet dot në një shesh me një parti të djathtë (aq më tepër, edhe një të majtë) për një fitore të të gjithëve, e po ashtu, nuk është një parti vërtet e djathtë ajo që nuk bashkohet dot në shesh me një parti të majtë, po për të njëjtin shkak. Grupime të tilla politike dhe lidershipet e tyre janë primitive, antagoniste, përjashtuese, të papajtueshme në asnjë vlerë dhe në asnjë pikë me rivalin politik, prandaj janë tej së majtës dhe së djathtës, tej pluralizmit euroatlantik. Me mitingjet e shfrenuara partiake që organizuan, liderët tanë provuan edhe një herë sesa pak i kuptojnë vlerat, mbi të cilat u themelua NATO, që ka për mision, mbrojtjen pikërisht të atyre vlerave.
***
Kur themi se nuk janë parti të vërteta të majta apo të djathta, kemi parasysh kryesisht lidershipët e tyre, Berishën, Ramën dhe ata që u qëndrojnë përreth dhe i këshillojnë natyrisht, nëse ata dëgjojnë ndonjë këshillë. Këta lidershipë politikë janë pa asnjë diskutim "tej së majtës dhe së djathtës". Lakmia e tyre është të sundojnë, pavarësisht se ata përdorin vetëm fjalën "qeverisje". Sali Berisha, që prej rreth 20 vitesh, po bën çmos t‘i bëjë varrin pluralizmit. Nuk ka lënë gur pa lëvizur për të institucionalizuar autoritarizmin e tij. Ka shkarkuar prokurorë, ka emëruar prokurorë, ka akuzuar gjyqtarë për përdorim nga politika, ka skllavëruar gjyqtarë për t‘i keqpërdorur politikisht, ka rrahur e burgosur gazetarë, ka blerë dhe shpërblyer gazetarë, ka shantazhuar media, ka shpërblyer media, ka akuzuar për dhunim zgjedhjesh, ka falsifikuar zgjedhje, është betuar për Kushtetutën, ka dhunuar Kushtetutën, ka bërë mitingje pa fund, ka ndaluar mitingje, ka flakur mijëra nga puna për motive politike, ka futur mijëra në punë po për motive politike, ka dhunuar prona, ka falur prona, e ka hedhur shtetin në humnerë për hir të pushtetit të tij. Pra, nuk ka lënë gjë pa bërë dhe nuk do të lërë gjë pa bërë për pushtetin e tij personal, ku shteti, është vetëm gjethja e fikut. Edhe mitingu që organizoi në Tiranë, ishte një abuzim i hapur partiak me një arritje që i përket shtetit. Të mos zgjatemi për mënyrën e shëmtuar të organizimit, që ishte e njëjtë me organizimet e mitingjeve nga Partia e Punës, duke vënë në lëvizje "qendrat e punës" dhe ku askush nuk guxonte të mos shkonte. Ato ishin mitingje të frikës dhe skllavërisë masive. Nuk ishin mitingje të së majtës. Sepse, edhe PPSH dhe lidershipi i saj qëndronte tej pluralizmit, tej së majtës dhe së djathtës euroatlantike. I tillë ishte edhe mitingu i PD-së, sepse gjykimi i komunistit Berisha shkon tej së majtës dhe së djathtës, tej demokracisë dhe pluralizmit.
***
Gjithë veprimtaria politike e Berishës, duke qenë kundër pluralizmit, ka qenë edhe kundër hyrjes së Shqipërisë në NATO, sepse në thelbin e vet, qëllimi i NATO-s është të mbrojë demokracitë pluraliste. Pengimi anti-liri që Berisha dhe berishizmi i ka bërë reformimit real të mendjeve të shqiptarëve (duke mbjellë fanatizëm dhe frikë), dhe institucioneve (duke mbjellë nënshtrim), e ka lënë Shqipërinë shumë prapa. Prandaj, sot hyrja në NATO, pavarësisht propagandave banale, shfaqet më shumë si një nevojë strategjike e Aleancës, sesa një meritë e "reformave". Dhe aq më pak e politikanëve si Berisha. Por ndërkaq është alarmuese të shohësh se në ujërat e qelbura të kënetës së autoritarizmit, ka nisur të vozisë edhe lideri i ri i PS-së, Edi Rama, që ka filluar t‘i ngjajë Berishës, mbi të gjitha në lakminë për pushtet absolut, që edhe ai e quan "mirëqeverisje". Berisha ia mbajti për 20 vjet pluralizmit arkivolin hapur. Rama duket sikur do që t‘i ngulë gozhdët kapakut. Dhe këtë e quan politikë të re.
Dihet se konsensuset janë të mundura ose nëpërmjet vlerave të përbashkëta ose, nëpërmjet ambicieve të njëjta që takohen në një moment, për t‘u ndarë antagonisht më vonë. Një ambicie binjake për pushtet absolut shpjegon edhe konsensuset e Ramës me autoritaristin Berisha për amendimet e Kushtetutës që mbifuqizojnë Kryeministrin, për reformën zgjedhore që rrezikon të shfarosë pluralizmin, duke ua vështirësuar jetën partive të vogla, për ligjin që përsëri nuk i jep lirinë e duhur prokurorisë. Por Rama ka nisur t‘i ngjajë Berishës në jo pak aspekte të tjera, madje edhe në mitingje. Prisnim që lideri i "politikës së re" të bënte thirrje për një festim të përbashkët të hyrjes në NATO (le ta refuzonte Berisha), për një festim ku në tribunë të ishte lidershipi pluralist i Shqipërisë dhe në shesh një pjesëmarrje pluraliste. Ftesa nga Bashkia e Tiranës për qytetarët nuk mjafton. Nuk mjafton për të kuruar profilin e theksuar partiak të Edi Ramës, si kryetar i PS-së. Bashkia mund t‘i ftojë të gjithë, "pa dallim krahine feje dhe ideje", por në mitingun e saj, nuk do të marrë pjesë asnjë simpatizant i partive kundërshtare, sa kohë që në tribunë do të jetë vetëm Edi Rama, i cili, mund të thotë me mijëra herë se nuk është politikan, por po aq mijëra herë kryetari i Partisë Socialiste, Rama, do përgënjeshtrojë kryebashkiakun dhe "qytetarin" Rama. Mitingu i bashkisë ishte i dënuar të ishte partiak (dhe pra jo realisht një miting i bashkisë), ashtu sikundër mitingu i qeverisë ishte qartazi një miting i sforcuar berishist dhe jo një miting i vërtetë popullor, me pjesëmarrjen e të gjitha ngjyrave politike të Shqipërisë. Ashtu sikundër lidershipi i PD-së dhe pushteti i PD-së "ha" shtetin, po ashtu lidershipi i PS-së, në rastin e mitingut të NATO-s, "hëngri" bashkinë. Të dyja rastet janë dukuri tipike të partisë-shtet.
***
NATO u krijua pikërisht që të mbrojë demokracinë dhe pluralizmin perëndimor nga ekspansioni dhe agresioni i një sistemi diktatorial që, duke qenë tej së majtës dhe së djathtës perëndimore, e kërcënonte me zhdukje sistemin e demokracisë. Sepse në monizmin stalinist dhe në çdo lloj monizmi, nuk ka vend për demokraci, pra, as për të majtë dhe të djathtë. E majta dhe e djathta janë atribute të një spektri pluralist, ashtu sikundër polet veri-jug janë atribute të pandashme të një magneti. Aq sa mund të gjesh një magnet me vetëm një pol, aq mund të gjesh në demokraci një të majtë pa të djathtë ose një të djathtë pa të majtë. Ndërkaq, atje ku sundon një parti, nuk ka as të djathtë dhe as të majtë reale, sepse nuk ka pluralizëm real. Prandaj, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një tjetër faktor që i imponon lidershipit shqiptar, do apo nuk do ai, mbrojtjen e pluralizmit e të demokracisë. Është kundër vlerave të NATO-s që të vihet në mbrojtje të regjimeve autokratike që e kërkojnë stabilitetin, tej pluralizmit, tej së majtës e së djathtës, tej lirisë. Natyrisht, NATO është një bashkim mes shtetesh për një interes apo qëllim interpublik. Ky bashkim është bërë i mundur ngaqë partitë politike, të majta e të djathta, në të gjithë shtetet anëtare të NATO-s, krahas ambicies për qeverisje e pushtet, ruajnë prej dekadash, si vlerë të përbashkët, dedikimin ndaj lirisë së konkurrencës pluraliste, pa të cilën, nuk ka demokraci. Secila nga këto forca mbizotëruese ndjen një lidhje ekzistenciale, vitale me pluralizmin dhe kupton thellë se zhdukja e një partie, e një specie, është kërcënim për ekzistencën e të gjitha partive të tjera. E gjitha ka të bëjë me futjen ose jo të virusit të shfarosjes së partive, të pluralizmit në sistemin pluralist. Vetëm konkurrenca e lirë, ashtu si edhe natyra për qeniet e gjalla, ka të drejtë të japë verdiktin e jetës e të vdekjes për njërën apo tjetrën parti, por asnjë "reformë" e dirigjuar nga një, dy apo më shumë parti, sikundër ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri. Prandaj themi se paradoksalisht, disa nga ato reforma që në bashkëpunim me Berishën u bënë në vigjilje të hyrjes në NATO e që po propagandohen si premisë e hyrjes në NATO, janë kundër frymës së NATO-s dhe asaj që ajo në fakt mbron. Prandaj edhe mitingjet për NATO-n, që u thurin hosana liderëve dhe partive, na duken si rreshtime ushtrish kundërshtare, që mezi presin të shqyejnë njëra-tjetrën dhe bashkë me të, edhe atë që NATO është krijuar të mbrojë, pluralizmin dhe demokracinë.