FMN: Ok privatizimit të OSSH, por rrisni çmimin e dritave
Çmimi i energjisë elektrike duhet të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen.
Fabiola Çela
Këtë herë rekomandimi është bërë nga vetë përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri Ann Margaret Westin. Në një deklaratë për mediat ajo është shprehur pro vendimit të qeverisë për të privatizuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, por nga ana tjetër ajo ka theksuar se, qeveria duhet t'i garantojë investitorët për rritjen e mëtejshme të çmimit të dritave. "Ne vlerësojmë se privatizimi i këtij sektori është rruga e duhur për të ecur përpara, pasi pavarësisht përpjekjeve planet afatshkurta të qeverisë nuk mund të japin efektet e duhura. Megjithatë, qeveria duhet t'u garantojë investitorëve, rritjen çdo vit të çmimit të energjisë elektrike", është shprehur ajo. Madje, sipas përfaqësueses së FMN-së më e mira do të ishte që rritja e çmimit të energjisë të niste që nga janari i vitit të ardhshëm. Por deri më tani rritja e çmimit të energjisë është shoqëruar me subvencionimin nga shteti për familjet në nevojë. Kjo ndihmë e shtetit për familjet që nuk përballojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Një gjë e tillë është deklaruar nga vetë kreu i Ministrisë së Energjetikës Genc Ruli. "Në lidhje me mundësinë e rritjes së tarifave, investitori duhet të dijë qeveria e ka parashikuar në vetvete mundësinë e mbrojtjes së kategorive më në nevojë dhe më të varfra të konsumatorëve. Kjo është një praktikë që aplikohet prej dy vjetësh dhe do të vazhdojë të aplikohet edhe në të ardhmen", ka deklaruar për mediat ministri Ruli.
Privatizimi
Procesi i privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është goxha i vështirë, por pavarësisht kësaj, ministri Ruli ka theksuar se ky proces do të përfundojë në muajin shtator. Ministri i Energjetikës ka zhvilluar dje një takim me përfaqësues të kompanive EVN, CEZ, ENEL dhe "Stetmarker Energy", të para kualifikuara për privatizimin e OSSH-së, ku ka vënë në dukje se qeveria shqiptare mbetet një partner dhe jo vetëm një shitës. "Rëndësia e aspekteve teknike lidhet me faktin se, cili do të jetë investitori i zgjedhur dhe sa do të angazhohet ai me një plan konkret investimesh ambicioze, në mënyrë që në krye të një periudhe trevjeçare, ne të kemi një sistem të shpërndarjes të modernizuar", u shpreh Ruli. Ndërkohë, çdo ndërhyrje në sistemin elektrik shqiptar, pritet të konsiderohet vepër penale në Kodin Penal, përkundër deri tani që është thjesht një kundërvajtje. "Ne do të fuqizojmë ligjin, i cili dënon si vepër penale ndërhyrjen në sistemin energjetik dhe do të ketë dënim maksimal me burg për të gjithë ata që prekin rrjetin", ka deklaruar dje ministri Ruli.