E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi i privatizimit të ARMO drejt fundit

Së shpejti, pritet që të mbyllet procesi i privatizimit të kompanisë së naftës ARMO. 

Gjatë një prononcimi për mediat ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli tha se, negocimet për privatizimin e kompanisë ARMO janë brenda afatit. Sipas tij, javën që vjen përfundon edhe afati i parë i dhënë dhe aktualisht janë shumë afër konkludimit të disa aspekteve teknike të kontratës. Aktualisht, zyrtarët e ministrisë janë duke zhvilluar negociata me konsorciumin amerikano-zviceran "Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises&Mercuria Energy Group", fituese për blerjen e 85% të aksioneve të kompanisë ARMO. Më 18 qershor, Këshilli i Ministrave shpalli fitues konsorciumin amerikano-zviceran "Refinery Associates of Texas, Anica Enterprises&Mercuria Energy Group", për blerjen e paketës kryesore të kompanisë ARMO. Privatizimi i kësaj kompanie është cilësuar si shumë i rëndësishëm nga qeveria shqiptare. Të ardhurat që do të arkëtohen nga privatizimi i kësaj kompanie nuk janë përfshirë në buxhetin suplementar të këtij viti. Këto para janë parashikuar që të përdoren për investime si dhe për uljen e deficitit buxhetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›