E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çani, 30 ditë udhëtim nëpër Evropë me Enin dhe Enon

 

Pas pushimeve larg zhurmës e rrëmujës në hotelin “Rapo’s Resort”, në Himarë, Arian Çani sapo ka nisur një tjetër udhëtim, që do të zgjasë plot 30 ditë nëpër Evropë. Aventurën e ka filluar nga Italia, dhe do të jetë një udhëtimi gjatë, ku drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë”, së bashku me bashkëshorten Eni, dhe djalin e tyre Eno, kanë vendosur të shkojnë kudo ku s’kanë shkelur më parë, e që padyshim bëhet fjalë për vendet më të bukura turistike në Evropë. Këto janë ditë argëtimi në lëvizje, që Çani ka vendosur t’i shijojë në këto muaj të nxehtë, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga pushime tërësisht relaksuese 10-ditore në Himarë. Ai u nis drejt Himarës, direkt pas mbylljes së sezonit të emisionit të tij në “Vizion Plus”, dhe ka vendosur të bëjë “eurotrip”, mesa duket një tendencë kjo e fundit, e personazheve të ekranit. Deri në fillimin e sezonit të ri “Zonë e Lirë”, që do të jetë i njëjti format, por me disa të reja që Çani ka preferuar t’i ruajë sekret, le të presim kthimin plot mbresa të Çanit. Kësaj here do ketë më shumë ç’të tregojë. E këto muaj pushimesh të tij, janë dhe si një rrimarrje energjish, që në fakt nuk i mungojnë aspak, pasi shquhet për karakterin e tij tepër ekspresiv. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›