Lenny Kravits në Ohër, 25 euro bileta për fansat në Tiranë
Vjen shumë afër, por nuk do të kalojë nga ne. E me një biletë 25 euro, mund të shkojmë ne atje, në koncertin e orës 21:00 më 3 gusht në Ohër. Fjala është për Lenny Kravits. Biletat do të shiten tek bar “Mumja”, për të ndjekur një nga kantautorët më të pëlqyer amerikanë, i cili e jep koncertin në stadiumin e Ohrit. Lenny Kravitz, një nga zërat më interesantë dhe më të suksesshëm të 20 viteve të fundit, promovon në këtë koncert albumin e tij të fundit “It is time for a love revolution” (Është koha për një revolucion në dashuri), një përmbledhje e këngëve më të mira. Në turin e tij, Kravitz do të shëtisë Evropën, e qytete si Stambolli, Athina e Budva. Koncerti i Lenny Kravitz është pjesë e turneut të këngëtarit të madh amerikan, turne që ai e ka titulluar “Love Revolution Tour”. Bileta për këtë koncert shiten edhe në Prishtinë: Hardrockers Club (afër objektit të KEK-ut, te Santeja, Dardani), Papylon (Përballë objektit të RTK-së) dhe Fashion Caffe, ish “Boho Bar”, Gjilan e Ferizaj. Nëse biletën e blini në Kosovë ajo kushton 17 euro, e nëse jeni të interesuar edhe për udhëtim plus biletë, Prishtinë-Ohër-Prishtinë bileta kushton 39 Euro.