E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, sulm i ri me autobombë, dhjetëra të plagosur

Një autobombë tjetër ka shpërthyer dje në qytetin sirian të Alepos, duke shënuar rastin e tretë brenda dy ditësh të sulmeve të tilla. Sipas aktivistëve të opozitës, ka një numër të madh të vrarësh dhe të plagosurish, por jo shifra të qarta zyrtare. Shpërthimi ndodhi vetëm një ditë pasi dy makina të mbushura me eksploziv shpërthyen njëkohësisht në Damask. Qeveria e Bashar Al Asad akuzon terroristët e opozitës si autorë të sulmeve të tilla. Ndërsa forcat opozitare janë përgjigjur duke akuzuar qeverinë për orkestrimin e disa prej këtyre sulmeve. Prej më se një viti, Siria është përfshirë në trazira të nisura me protestat kundër regjimit të Bashar al Asad, represioni i të cilit gjatë kësaj periudhe ka shkaktuar mbi 8 mijë të vdekur, sipas OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›