FMN: Shqiperia me rritje ekonomike, rreth 2% ne 2013-en Eglantina Nasi
Shqiperia vazhdon me trendin e saj pozitiv, ate te rritjes ekonomike vit pas viti. I cili mesa duket do te jete i pranishem edhe gjate muajve te vitit 2013, sipas nje parashikimi te fundit te bere nga ekspertet e Fondit Monetar Nderkombetar. Ne kuadrin e Pasqyres Ekonomike Globale, vendi yne renditet me nje tregues prej rreth 2% per rritjen ekonomike te ketij viti. Dhe kjo, ne nje kohe kur mjaft vende te tjera te rajonit rezultojne me nivele negative te rritjes ekonomike, ose mjaft te uleta. Konkretisht, per Bosnje-Hercegovinen, raporti ne fjale i FMN-se parashikon se gjate vitit 2013 ajo do te shenoje nje rritje jo me shume se 0.5%; per Kroacine jepet vleresimi prej -0.2%; per Rumanine rritja vetem 1.5%, apo ajo per Bullgarine, ne nivelin prej 1.2% etj. Ne kete menyre, konstatohet kollaj se Shqiperia vazhdon te gezoje nje nivel te qendrueshem te ecurise se saj ekonomike, edhe pse nen potencial. Dukuri qe vlen te krahasohet edhe me ecurine ne teresi te ekonomise boterore, e cila sipas eksperteve te Fondit Monetar Nderkombetar do te shenoje renie gjate muajve te vitit 2013. Keshtu, sipas parashikimeve te bera nga ky institucion, rritja ekonomike globale pritet te arrije ne nivelin 3.3% gjate tij, duke pretenduar per nje rritje te re vitin e ardhshem, me 4%. Shifra keto qe rezultojne nen potencialin e ekonomise ne teresi, parashikimet fillestare rreth se ciles kane qene per nje rritje deri ne 5% gjate vitit 2013. “Ekonomia globale pritet te vazhdoje permiresimin e saj gradualisht”, thote Fondi Monetar Nderkombetar lidhur me nje dukuri te tille. Duke vleresuar me tej, se kushtet globale ekonomike jane permiresuar gjate gjashte muajve te fundit. Gjithsesi, ekspertet e tij, pohojne se arsyeja kryesore per te patur perspektiva te rritjes ne pergjithesi te pandryshuara kete vit, eshte se ekonomite e avancuara nuk kane perfituar te gjitha ne te njejten mase nga kushtet e permiresuara te tregut financiar dhe te besimit. Ndersa frenat fiskale ne disa vende, vleresohet te jene nje tjeter faktor i rendesishem per kete dukuri. “Gjate periudhes se viteve 2013-2014, divergjencat mes ekonomive te perparuara jane projektuar per t’u ngushtuar”, citon raporti i FMN-se.
Ekspertet e FMN: Sfida kryesore, eshte Evropa
“Sfida kryesore eshte Evropa”. Keshtu mesohet te jete shprehur perfaqesuesi i FMN-se, lidhur me publikimin e Pasqyres Ekonomike Globale. “Evropa duhet te beje cfare eshte e mundur qe te fuqizoje kerkesen private. Ajo qe nenkuptohet eshte politika agresive monetare dhe kjo do te thote qe sistemi i saj financiar duhet te behet me i forte, pasi ai nuk eshte ende ne nje gjendje te mire”, ka shtuar ai. Ndersa vihet ne dukje nje rimekembje me shpejtesi ne tregjet ne zhvillim, perfshire Kinen, SHBA-te dhe Evropen, e cila eshte duke kryer nje beteje me krizen e borxheve.