Rama “ndersen” aktivistet e FRESSH te shtepia e Islamit
Nuk kane mjaftuar vetem fyerjet ne seancen e Kuvendit, ironia e kreut te PS-se qe e quajti “mercenar” dhe akuzat publike te deputeteve te opozites kunder Kastriot Islamit. Dje perfaqesuesit e PS-se kane vendosur qe fushaten politike kunder Kastriot Islamit, i cili votoi “pro” shkarkimit te anetarit te LSI-se ne KQZ, ta zbresin edhe ne rruge. Dhjetera anetare te PS-se dhe perfaqesues te Forumit Rinor Eurosocialist te Shqiperise kane zhvilluar per disa minuta nje proteste para baneses se Islamit ne Tirane. Protesta pritej te ishte spontane, por foto e hedhura ne rrjetet sociale nga deputetet e PS-se tregojne se shume prej tyre ndodheshin afer saj. Me parullat: “Ketu banon tradhtari”, perfaqesuesit e PS-se kane qendruar disa minuta ne pallatin perballe ish-deputetit te PS-se. Kjo nuk eshte hera e pare qe perfaqesues te PS-se zhvillojne proteste para shtepise se Islamit. Edhe pas largimit te tij nga PS-ja, kur u shpall deputet i pavarur, nje pjese e militanteve te PS kane protestuar kunder deklaratave te tij, madje dhe kunder shkrimeve qe deputeti i pavarur ka botuar ne media. Vet Islami, i ka cilesuar keto protesta si deshtim te politikes se Rames dhe tregues dobesie. “Ftoj kryetarin Rama qe te jete i kujdesshem. Ishte vete ai qe me ka perjashtuar dhe tashme une jam i lire te ushtroj te drejten time per te vendosur, do te jete publiku ai qe do te vendose se cili nga ne te dy ka te drejte”, tha ai ne ABC News. Islami shtoi se “protesta e FRESSH ishte e karakterit te presionit psikologjik, e papranueshme kjo per nje njeri qe kerkon te behet Kryeministri i Shqiperise. Konflikti ne Kuvend mes deputeteve te PS dhe tre te larguarve nga ky grup parlamentar ishte i organizuar nga zoti Rama”, u shpreh Islami.