E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Shqipëria të rrisë taksat për të ulur borxhin

Raporti prej 200 faqesh i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i publikuar pak ditë më parë, vë theksin se Shqipëria duhet të synojë të ulë borxhin publik. Fondi Monetar i sugjeron qeverisë shqiptare të implementojë një sistem fiskal për 2012-ën, i cili të jetë në shërbim të rritjes së të ardhurave, që të shërbejnë për të ushqyer borxhin publik. Sipas FMN-së, qeveria shqiptare duhet të ndryshojë sistemin e taksave administrative dhe të rrisë nivelin e taksës së sheshtë. Sipas FMN-së, “në qoftë se qeveria shqiptare mendon për të rritur në një nivel më të lartë se 10% taksën e sheshtë, nuk do t’i bjerë reputacioni si vendi me taksa më të ulëta në rajon, pasi 10% është taksë shumë e ulët”, - thekson raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky është momenti, sipas FMN-së, për të marrë masa për sa i përket strukturës së të ardhurave. “Autoritetet kanë shënuar progres me reformën në sistemin e taksave administrative, por ka rezultuar një sukses i përzier”, - citon raporti. Duke vënë në dukje qëllimin për t’u përmirësuar, në thelb të funksioneve të pagimit të taksave dhe mbajtjes nën kontroll të borxhit, FMN-ja vë në dukje se është e vështirë të arrihet në terma afatshkurtër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›