E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesocialisti: Shendetesia e bazuar ne sigurime, i falimentuar

Lideri i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate vizites se tij te zhvilluar paraditen e djeshme ne spitalin pediatrik te Seluadin Bekteshi, shprehu domosdoshmerine e shkeputjes se sistemit nga skemat korruptive te sigurimeve dhe per nje ndryshim radikal te te gjithe sistemit shendetesor pas 28 qershorit. "Ne jemi te bindur se sistemi shendetesor i bazuar ne sigurime eshte i falimentuar, eshte i korruptuar, eshte teresisht i kalbur", tha kryesocialisti. Sipas tij, fakti qe e gjithe pergjegjesia iu transferohet mjekeve dhe jane kthyer mjeket dhe infermieret ne shenjester per te gjuajtur me balte gjithe diten e dites, eshte shprehja me e degjeneruar e ketij sistemi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›