FMN: Ulni borxhin, ulni deficitin
Këto janë gjëra afatgjata dhe mendoj se autoritetet kanë një ecuri të mirë në këto, këto janë rekomandimet që jep FMN për ekonominë shqiptarë. Ndërsa në lidhje me rishikimin e buxhetit FMN mendon se është një hap në drejtimin e duhur. Nëse me pyesni mua, sinqerisht do tju thoja se do të beja më shumë. Por unë nuk kam sferën e kristalit dhe njerëzit na kujtojnë shpesh se ne ishim tepër pesimistë në parashikim tonë për rritjen ekonomike vitin e kaluar. Në rast se rezultojmë pesimistë edhe me parashikimin e këtij viti, mbase nuk po ju jap këshillën e duhur. Por gjeja e rëndësishme është një hap në drejtimin e duhur dhe lejon krijimin e amortizarorve në buxhet dhe kjo gjë po bëhet shprehen ekspertët e FMN. Ndërsa në lidhje me rritjen ekonomike ekspertët shprehen se deri tani parashikimi është në nivelin 2-3%. Kur erdhëm këtu mendonim se ishte më afër 2%, tani mendojmë se do të jetë më afër 3%. Pra jemi në një interval që pak a shumë përfaqëson një lloj konsensusi midis atyre që bëjnë vlerësime ekonomike për Shqipërinë. Ky (nivel rritjeje) vjen pas një niveli rritje 3.3% në vitin e kaluar, pra nuk është aspak një performancë e keqe nëse shihen sfidat në botë apo krahasuar me vendet e tjera në Evropë pohon shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri Gerwin Bell. Sipas tij ka akoma një recesion ekonomik botëror pas krizës së 2008 dhe akoma nuk e kemi kaluar këtë. Dhe kjo shihet në disa fusha. Mund të shihet në pasiguritë në tregun bankar evropian; mund ta shihni në prespektivën e paqartë të rritjes në disa prej partnerevë tuaj kryesorë tregtarë, mund ta shihni dhe ne vështirësitë që kane qeveritë për të financuar borxhet e tyre, përfshirë këtu edhe ato te vendeve evropiane. Ka rreziqe të rëndësishme në mjedisin e jashtëm dhe do të jetë një sfidë për Shqipërinë të përballet me to pohoi dje Bell .
Rrija e pesë mujorit
Në pesë mujorin e parë është shënuar një rritje të madhe të vëllimit të eksporteve, duke qenë 72% më të larta në krahasim me pesë mujorin e parë të vitit 2009, sipas deklarimeve të INSTAT-it. Importet, po ashtu, janë në rritje, me një rritje prej rreth 8%, krahasuar me një vit më parë, çka reflekton një zvogëlim të ndjeshëm të deficitit tregtar të vendit dhe një përmirësim të impaktit të tregtisë së jashtme në bilancin valutor të vendit. Mund të përmend një tregues që vjen nga Banka e Shqipërisë dhe që ka të bëjë me investimet e huaja direkte në ekonomi. Kjo e dhënë konfirmon se në tremujorin e parë të vitit 2010 kemi një rritje prej 29 % të investimeve direkte në ekonominë shqiptare. Kjo rritje nuk vjen nga ndonjë privatizim apo element të lidhur me të, por janë investime të drejtpërdrejta të investitorëve të huaj, që janë prezent në ekonominë shqiptare përmes kontratave koncesionare apo, përmes nismës së tyre të drejtpërdrejtë si aktorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë.
Depozitat në banka
Depozitat janë rritur rreth 12% në tremujorin e parë të këtij viti, llogaritje kjo, që bëhet mbi bazë vjetore. Pra, kemi një rritje dyshifrore të depozitave të kursimeve, që do të thotë se kursimet e brendshme kanë rritur potencialin për të financuar dhe për të mbështetur rritjen e mëtejshme ekonomike, në perspektivë. Edhe kredia për biznesin privat ka një rritje prej 6%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2009. Edhe kjo është llogaritur mbi bazë vjetore. Mbi këtë bazë, pra, mbi zhvillimet e tremujorit të fundit të vitit të kaluar, mbi situatën e tremujorit të parë dhe tendencën progresive pozitive të muajve të fundit, me një rritje të të ardhurave të buxhetit të shtetit, që kanë një përmirësim të dukshëm nga një rënie që pësuan në dymujorin e parë të vitit 2010, krahasuar me dymujorin e parë të vitit 2009, një përmirësim në muajin Mars dhe kalimi në muajin Prill me një rritje prej 3.5% dhe një rritje në muajin Maj me 4.5 % të të ardhurave në buxhet, krahasuar me pesë mujorin e vitit të kaluar, ndërkohë që Qershori konfirmon një rritje edhe më pozitive, duke shkuar në 6% në bazë gjashtëmujori.
Ngrija e fondeve që në 2010
Që në muajin Janar 2010 qeveria ka deklaruar ngrirjen e një shume fondesh prej 30 miliardë lekë, e cila do të mbetej e tillë, për t'u diskutuar dhe për t'u vendosur në muajin Korrik, atëherë kur ne do të bënim ndryshimin e buxhetit. Përfundimisht, të ardhurat në buxhetin e shtetit propozohen që të ulen me 27.2 miliardë lekë. Kjo ulje e të ardhurave të buxhetit të shtetit reflekton, siç thashë, ritmet e brendshme të zhvillimit të rritjes ekonomike të vendit, të cilat kanë qenë të programuara në mënyrë normale dhe optimiste në periudhat e mëparshme. Nëse të ardhurat, në fillim të vitit ishin programuar, që në vitin 2010 të ishin 20% më të larta në krahasim me vitin 2009, ne tani, zbresim në një programim, i cili përputhet me tendencën disavjeçare të ritmit të të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe me mundësinë për përmirësimin e administrimit te tyre.