E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita kërkon të marrë në pyetje të gjithë institucionet financiare

Drejtori i Tatimeve, Doganave dhe i Borxhit, ISSH dhe ISKSH do të japin shpjegime në komision ekonomie

Përfaqësuesit e opozitës në Komision e Ekonomisë kërkuan të përgjigjen në një seancë të veçantë të gjithë institucionet financiare në vend. Me anë të deputetes Mimi Kodheli, opozita kërkon shpjegime nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave,

Drejtori i Tatimeve, Drejtori i Borxhit dhe Drejtori i Buxhetit. Gjithashtu në një seancë të veçantë është kërkuar të vijë të japi shpjegime dhe INSTAT e ISKSH. Gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit të ekonomisë opozita kërkoi që në seancë dëgjimore të vijnë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Opozita e ka cilësuar këtë buxhet, një dështim të qeverisë.


Debati
Sigurisht që të vish me një buxhet të reduktuar ku zëri kryesor i reduktimit janë shpenzimet kapitale, patjetër që reflekton moment të vështirë në financat e shtetit por edhe një moment të vështirë në situatën ekonomike të vendit sepse po të kishim një situatë pozitive rritje do të kishim rritje të aktivitetit ekonomik dhe të të ardhurave. Rritmi i rritjes është më i madhi në histori, por mua më duhet të them së ritmet e rritjes nuk janë më të mirat në histori se ka rritje edhe 10 edhe 15 dhe 17 për qind, por duke njohur çfarë ndodh në financat shqiptare unë e pranoj që rritja e të ardhurave duhet të ishte modeste për shkak të krizës ekonomike. Ju thatë që në shumë vende  të rajonit por edhe në Evropë priza ka krijuar gropa në buxhet për shkak të marrjes së kostove nga qeveritë. Në rastet e Shqipërisë gropa nuk është krijuar nga sistemi financiar gropa është krijuar nga keqmenxhimi i financave shqiptare. Nuk kemi gropë të trashëguar në sistemin financiar por ka një gropë të krijuar në sistemin financiar publik. Gropa e dy viteve të fundit ka krijuar një vështirësi të dukshme në kostot e buxhetit dhe dua që ti referohemi shkurtimit të investimeve kapitale. Me të drejtë ju thoni që kredia është rritur me 6 për qind por po ti referohemi guvernatorit kredia ka ikur të financiar shpenzimet korrent dhe vihet re ulje në importin e makinerive dhe pajisjeve që është një indikator indirekt i zhvillimit të rritjeve ekonomike, kështu ka argumentuar gjendjen e ekonomisë shqiptarë Arben Malaj. "Nuk është e vërtetë që ju e respektoni, nuk është e vërtetë që Fondi ju paska kërkuar që mund ta mbani 3.5, madje po mundët, mbajeni dhe pak më lart. Ajo që ne kemi parë dhe nga materialet, ju keni vetëm uebsajtin e zyrës së Fondit Monetar në Shqipëri u është kërkuar që rritja e shpenzimeve duhet të jetë më e vogël se rritja e GDP-së, si e vetmja mënyrë për ta ulur deficitin, dhe për ta ulur borxhin. Dhe ju është rekomanduar që borxhi mundësisht, është e shkruar, të shkojë deri në 50 për qind, ju thoni do ta mbani 54 për qind", tha Arben Malaj, ish ministër Financash, deputet i PS.


Këshillat e FMN
Debatet mes forcave politike në komisionin e ekonomisë janë vërtitur më së shumti rreth rekomandimeve të FMN dhe siç ndodh shpesh qëndrimet politike edhe për të njëjtën gjë janë të kundërta. "Zoti ministër, nga eksperienca e të gjithë vendeve që janë në krizë të thellë, keni ndonjë konkluzion konkret, që kur nuk janë respektuar në kohë rekomandimet e FMN dhe institucione të tjera financiare, qeveritë që nuk i kanë zbatuar ato po kanë ndjekur politika populiste kanë rezultuar të suksesshme apo të dështuara", vijoi Malaj. "A negociohet me FMN, a dëgjohet FMN, se nga njëherë vonesat në respektimin e sugjerimeve janë me pasojë për vendin. Po, FMN ka kërkuar që deficiti i këtij viti të shkonte 3.5 për qind, ne vijmë me një propozim për një deficit prej 3.1 për qind", tha Bode.


Ornela Manjani

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›