E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri sqaron sulmin aksidental që Berisha i bëri dje BerluskonitNga Antena brenda familjesDje ndodhi një gjë shumë komike. Sandri u shqetësua pa masë, kur dëgjoi zëdhënësen e kryeministrit të përshëndeste Ditën e Lirisë së Medias. Siç e ka zakon në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri sqaron sulmin aksidental që Berisha i bëri dje BerluskonitNga Antena brenda familjes

Dje ndodhi një gjë shumë komike. Sandri u shqetësua pa masë, kur dëgjoi zëdhënësen e kryeministrit të përshëndeste Ditën e Lirisë së Medias. Siç e ka zakon në ato raste, merr në telefon Bejten dhe me fjalorin e tij normal e pyet se pse nuk ka lajm për Ditën e Lirisë së Medias.

- ǒtë të them unë, Sandër? - i thotë Bejtja. - Ju i ndërruat të gjitha gjërat, tekstet e historisë tregohen sipas Fevziut, ligjet sipas doktorit, po të paktën këto festat ndërkombëtare lërini në datën e tyre.

- Çfarë thua mo k…, sot është Dita Ndërkombëtare e Medias, e tha Juela, doli në konferencë shtypi.

- Juela mund të dalë Sandër, po ti e di që unë këto punë i di më mirë. Është më 3 maj, jo më 3 tetor.

- Çfarë thua?! Ti ja fut p… më duket. Ja ta sqaroj një herë me doktorin.

Pas pak mori Berishën në telefon.

- Ore, shumë e fortë kjo deklarata për Ditën e Medias, po kë pyete që është sot Dita e Medias?

- Më tha Aleksandër Çipa. Shiko, ka shumë rëndësi ta mbështesim në këtë pikë. Lufta ndaj pronarëve të medias, që ende nuk janë nën kontrollin tonë, duhet të forcohet.

- Po shiko doktor, dakord për luftën, se atë po e bëj vetë unë, se unë po ua prish antenat, po më duket se nuk ka Ditë të Medias sot.

- Sandër, shiko, ka. Dhe në Itali, dhe gjetkë kam dëgjuar që sot ka njëfarë sensibilizimi për medien.

- Nejse, verifikoje njëherë, mos pyet çdo lloj njeriu, se ia fusin p… ata. Ai që ke pyetur ti njëherë, s’merr vesh nga kjo punë. Ja të pyes dhe njëherë unë.

Sandri mori sërish në telefon Bejten.

- Ore, e di që ke të drejtë ti, më duket, - tha. - E ka ngatërruar ai Sandër Çipa këtë doktorin. Një ditë e lashë vetëm unë pa e këshilluar, e bëri gafën. I kam thënë kaq herë, mos u këshillo me njerëz kot. Për çdo gjë më ka gati, jam gati t’ia them dhe më 3 të natës. Shkon e konsultohet me njerëz kot. Pa pyet njëherë Remzi Lanin, se ai duhet t’i dijë këto.

Bejtja mori Remziun. Remziu u gjend në Sarajevë në një nga udhëtimet e tij të zakonshme për seminare mediesh.

- Remzi, kemi ndonjë festë ne sot vëlla, se ky Sandër Çipa, që paguan ti nga Instituti, na ka caktuar Ditën e Lirisë së Medias sot?

- Jo mo Bejte, ça feste ka sot. Ne e kemi më 3 maj.

- Po ku e ka gjetur ky Çipa që e ka shpallur sot?

- Sot ka manifestime për lirinë e shtypit në Itali kundër Berluskonit, - i tha Remziu. - Po ajo s’është festë. Ai është si mitingu i Ed Ramës, që e ka lënë më 10 tetor, të shtunën tjetër.

- Mirë vëlla, rrofsh! Të sqaroj këtë Sandrin tjetër, se këta Sandrat do ta marrin më qafë doktorin më duket.

Mbylli telefonin dhe nisi të sqarojë Sandrin.

- Po kjo qenka dhe më keq, - tha Sandri. - Doktori e ka mik Berluskonin dhe ky Çipa e paska futur të bëjë deklaratë kundër Berluskonit. Po ky është dhe incident diplomatik. Kushedi si do ta ketë marrë ambasada italiane.

- Nuk e di vëlla, po mbaje afër, mirë që i ke bërë dëm qeverisë, por, po e le vetëm, do t’i bësh dëm dhe vetes, se do ta marrin këta të tjerët.

- Lëre mo se po na ikën truri me këta k…. Si venë e ngatërrojnë kryeministrin me gjëra delikate. E vënë të bëjë deklaratë në mbështetje të gazetarëve komunistë italianë, kundër Berluskonit. E shikon mo Bejte ç’hall më ka gjetur? Një orë ta lë unë pa e marrë në telefon, e bën gafën. Dhe ti më thua pse flet gjithë ditën në telefon me doktorin.

- E shikoj vëlla, e shikoj, po mirë që s’kishim “Opinion” sot se e bënte dhe emision Fevziu në darkë dhe hajt të sqaronim miletin pastaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›