FMN deklaron se Shqipëria është mbërthyer nga kriza, rritja ekonomike zero

Bode vazhdon të tregojë sukseset e qeverisë
Megjithëse kriza ekonomike ka mbërthyer botën duke transmetuar efektet negative që rrjedhin prej saj, qeveria shqiptare dhe Banka e Shqipërisë vazhdon të përcjellë me humor situatën e vështirë të krijuar në vend. Ditën e djeshme gjatë një konference të përbashkët për shtyp, ku ishin të pranishëm ministri i Financave Bode, Shefi i Misionit të FMN-së, Bell dhe Guvernatorin e BSH, FMN nëpërmjet shefit të misionit të FMN-së për vendin tonë, Gerwin Bell, deklaroi se gjatë 2009-ës, ekonomia do të rritet me një normë midis 0 dhe 1 %. Në kushtet aktuale FMN i ka rekomanduar qeverisë që të mos rrisë pagat dhe pensionet dhe të mos ulë kontributet e sigurimeve shoqërore, pasi nuk ka të ardhura të mjaftueshme në buxhet. Bell theksoi se situata në vend, mbetet ende e paqartë ndërsa ka dhënë disa rekomandime për përballimin e krizës. Sipas tij efektet e krizës janë shfaqur, dhe do pasqyrohen në uljen e nivelit të kreditimit nga bankat, uljen e dërgesave dhe ulje të eksporteve. Ndërkohë që ndryshe mendon ministri i Financave Bode, i cili deklaron se ekzekutivi do të vazhdojë politikat e deklaruara, pasi ka kontigjenca të mjaftueshme për çdo rrezik. Bode tha se qeveria ka rreth 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që do të mund të përdorë për të qenë aktive në mbështetje të përpjekjeve për të mos u prekur nga kriza.
Kreu i financave deklaroi se qeveria do të përballojë krizën nëpërmjet kontigjencave. Sipas ministrit të Financave është në dispozicion një shumë prej 2 mld lekësh, kësaj shume do ti shtohen edhe të ardhurat nga privatizimet të cilat vlerësohen në masën e 260 milion eurove. Në të njëjtën linjë me kreun e FMN ka qenë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Fullani, i cili ka këshilluar qeverisë të bëjë rialokimin e shpenzimeve, të gjenden financime shtesë për të mbështetur buxhetin dhe të shtyhen shpenzimet që nuk janë të domosdoshme për ekzekutivin. Fullani theksoi se sistemi financiar e bankar janë të sigurtë, pasi bankat sipas tij janë të mirë kapitalizuara dhe po dalin me fitim. Deklarata e djeshme e dhënë nga FMN duket se vjen si një shuplakë për qeverinë e cila me entuziazmin e saj vazhdon të flejë mbi dafinat e sukseseve imagjinare. FMN ka qenë skeptike përsa i përket rritjes ekonomike të parashikuar nga qeveria për vitin 2009. FMN në fillim të janarit deklaroi se rritja ekonomike do të jetë nga tre deri në katër përqind, ndërkohë që kryeministri Berisha dhe ministri i Financave Bode e parashikuan në nivelin e 6%. Qeveria shqiptare vazhdon të jetë jashtë realitetit negativ që përjeton ekonomia shqiptare. Nëse shtete të ndryshme kanë reaguar në mënyrë të shpejtë për të stimuluar biznesin dhe zbutjen e krizës, qeveria shqiptare nëpërmjet ministrit të saj agronom të Financave vazhdon të mbetet në kuadrin e ruajtjes së kontigjencave. Nëse SHBA kanë marrë masa për stimulimin e bizneseve nëpërmjet financimeve, apo Italia ka nisur stimulimin nëpërmjet bonuseve për të aktivizuar ekonominë dhe për ta gjallëruar atë, qeveria shqiptare vazhdon të ngelet inaktive dhe defiçente. Tashmë kriza ka është ulur këmbëkryq, ka rënë niveli i eksporteve, ka rënë niveli i remitancave, është shtuar inaktiviteti i bizneseve dhe thuajse është shuar kreditimi, duke sjellë paralizim të ekonomisë. Kjo krizë ka kohë që ka hyrë në Shqipëri, pavarësisht deklaratave optimiste të Bodes&Co. Shifrat optimiste për mbledhjen e të ardhurave dhe realizimin e investimeve mbështeten mbi dhunën fiskale të ushtruar mbi bizneset dhe financimet kanë kaluar në investimin Durrës-Kukës, investim i cili mbledh paratë e mbetura nga investimet e parealizuara. Deklarata e djeshme e FMN paralajmëron një rrezik të madh për ekonominë shqiptare e cila po kalon ditët më të vështira në historinë postpiramidale shqiptare. Mosfunksionimi i bankave, deficiti tregtar, rritja e importeve dhe rënia e eksporteve duket se paralajmërojnë ditë të vështira për ekonominë shqiptare. Ditën e djeshme FMN dhe Banka e Shqipërisë lëshuan sinjalet e alarmit për rrezikun serioz që kanos ekonominë shqiptare, por problemi qëndron te qeveria shqiptare e cila e ka marrë me sportivitet këtë rrezik.