E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode dhe Fullani, përplasje shifrash për eksportet dhe importet

Dita e djeshme ka përplasur Bankën e Shqipërisë me Ministrinë e Financave përsa i përket shifrave të realizimeve të të ardhurave dhe volumit të eksporteve. Nëse ministri i Financave Bode deklaron se,  vëllimi i eksporteve në fund të 3-mujorit të parë qëndron në të njëjtin nivel, sikurse dhe një vit më parë ndryshe mendon guvernatori Fullani. Në deklaratën e djeshme të Bankës së Shqipërisë theksohej se zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, kryesisht në formën e ngadalësimit të eksporteve, rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së importeve, ndikuan mbi ekuilibrin e tregut të brendshëm valutor, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit të monedhës kombëtare në fillim të këtij viti. Ndërkohë që përsa i përket importeve Bode thekson se: të ardhurat nga importet rezultojnë në të njëjtin nivel me një vit më parë, ku vërehet një diferencë në krahasim me programin. Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë ndodhen në një diskrepancë të jashtëzakonshme shifrash duke deklaruar realitete të ndryshme përsa i përket rënies së eksporteve dhe rritjes së importeve. Ministri i Financave vazhdon të ngelet në pozicion inkoherent përsa i përket realitetit ekonomik shqiptar. Ndërkohë që publiku i interesuar nuk është në gjendje të kuptojë se kush është realiteti i rriskut të ekonomisë shqiptare dhe kush është realiteti i të dhënave të publikuara, i Bankës  së Shqipërisë apo i Ministrisë së Financave, ndërkohë që rënien e eksporteve e konfirmon edhe raporti i i FMN.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›