E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia e ngritjes së flamurit, edhe para Kryeministrisë

Çastet historike të ngritjes së flamurit shqiptar në Bruksel mes 28 vendeve anëtare të NATO-s janë transmetuar drejtpërsëdrejti në një ekran gjigand përpara godinës së kryeministrisë në Tiranë. Fjalimi përshëndetës i kryeministrit Sali Berisha dhe ngritja e flamurit kuq e zi në selinë qendrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut është ndjekur me kureshtje të veçantë nga disa dhjetëra qytetarë të rastësishëm, të ndodhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›