E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN dhe BB, plan per krizen ushqimore

Zyrtaret e larte te ekonomise nga te gjitha vendet e botes i dhane fund takimeve te tyre ne Uashington me thirrjen per te ndihmuar vendet e prekura me teper nga ngritja e ndjeshme e cmimeve te ushqimit. Presidenti i Bankes Boterore, Robert Zellik, tha se ndihma eshte e nevojshme per vendet ku ngritja e madhe e cmimeve te ushqimeve ka sjelle me vete urine. Cmimet e shume dritherave pothuajse jane dyfishuar gjate vitit te kaluar dhe pasojat jane me te renda vecanerisht ne vende si Haiti dhe Bangladeshi. Zellik u shpreh se do te krijohet nje program ndihmash emergjente me nje fond prej 500 milione dollaresh. Sipas tij, duhet te jepen ndihma te menjehershme atje ku eshte me e nevojshme, pra duhet te dergojme ushqime te njerezit e uritur, duke theksuar se, ky eshte problemi me i mprehte qe kemi perballe. Drejtori i Fondit Monetar Nderkombetar, Dominik Shtraus Khan, i cili ishte i pranishem ne takimin e 13 marsit me Keshillin per Zhvillim te Bankes Boterore, paralajmeroi se ngritja e madhe e cmimeve te ushqimeve do te zhyste miliona njerez ne varferi. Sipas tij, gjithcka eshte arritur gjate dekades se kaluar mund te prapesohet shume shpejt nga kriza qe sjell ngritja e cmimeve te ushqimit. Ne Azi, cmimet e orizit jane ngritur me shume se 75 per qind ne me pak se tri muaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›