Ministri i brendshem bullgar jep doreheqjen
Ne Bullgari, ministri i Brendshem dha doreheqjen i ndodhur nen presion. Sic ben te ditur agjencia e lajmeve VOA, kjo erdhi pasi u njoftuan lidhje te dyshuara midis zyrtareve te larte qeveritare dhe krimit te organizuar. Doreheqja e Romen Petkovit pasoi dje me thirrjet e Bashkimit Evropian per marrjen e masave urgjente per te luftuar krimin nga qeveria e Sofjes. Keto thirrje u perseriten pasi dy figura te njohura bullgare u vrane javen e kaluar brenda nje periudhe 24-oreshe. Qeveria e Bullgarise u akuzua gjithashtu muajin e kaluar se dy zyrtare te larte te Ministrise se Brendshme komprometuan hetimet e policise, duke u dhene informacione elementeve kryesore kriminale, qe po hetoheshin. Ministri Petkov fillimisht kishte refuzuar te jepte doreheqjen, por anketat e opinionit tregonin se mbeshtetja e publikut per te ra ndjeshem gjate javes se fundit. Por, pavaresisht gjithe akuzave, ai ka mohuar te kete bere ndonje shkelje. Qeveria e Bullgarise se fundmi po perballet me nje sere reformash, te cilat jane edhe me te shpeshta tanime qe Bullgaria eshte anetare e Bashkimit Evropian. Por korrupsioni eshte akoma nje plage ne kete Qeveri, qe, sipas zyrtareve te Bashkimit Evropian, duhet sheruar sa me pare.