FMN dhe Fullani përplasen për lekun
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka mosmarrëveshje mbi menaxhimin e ekonomisë shqiptare në kohë krize vetëm me qeverinë, por edhe me Bankën e Shqipërisë, bëjnë të ditur ekspertë të fushës. Bëhet fjalë për ecurinë e kursit të këmbimit, për të cilin FMN-ja këshillon të bëhet gjithçka që është e mundur për të shmangur nënçmimin e lekut, ndërkohë që Banka e Shqipërisë e konsideron si "joproblematike" dhe të "mirëpritur" dobësimin që leku pësoi gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Leku shqiptar humbi rreth 7 për qind të vlerës së vet kundrejt euros nga fillimi i shkurtit deri në mes të marsit, por ndaloi së dobësuari pas kësaj, ndërsa që nga 26 marsi ka njohur një forcim të ngadaltë, por të vazhdueshëm, duke rifituar 0.78 për qind. Forcimi gradual shikohet nga ekspertët si një tregues i ndërhyrjes së Bankës Qendrore në treg.
"Zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, kryesisht në formën e ngadalësimit të eksporteve, rënies së dërgesave të emigrantëve dhe rritjes së importeve, ndikuan mbi ekuilibrin e tregut të brendshëm valutor, duke ushtruar presion mbi kursin e këmbimit të monedhës kombëtare në fillim të këtij viti. Kursi fleksibël i këmbimit është një instrument korrektues, i cili automatikisht ndihmon në eliminimin e zhbalancimeve në sektorin e jashtëm të ekonomisë", deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, disa ditë më parë. Sipas logjikës së Bankës së Shqipërisë, nënçmimi i lekut do të rrisë çmimet e mallrave të importit dhe për rrjedhojë do të sjellë uljen e tyre. Nga ana tjetër, eksportet do të përfitojnë të ardhura më të larta. Por ky është një model thjeshtë teorik.
Ndërsa nuk është në të njëjtin mendim Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shefi i Misionit për Shqipërinë, Gerwin Bell, i pyetur mbi ecurinë e lekut tha: "Mos e bëni gabimin që të besoni se bilanci i pagesave mund të korrektohet me kurs këmbimi".
Ekspertët shpjegojnë se gjatë viteve të shkuara, FMN-ja ka qenë instruktuese e procesit të forcimit gradual të lekut përmes kontrollit të emisionit të parasë. Që nga viti 1999 deri në vitin 2008, leku fitoi terren ndjeshëm kundrejt euros dhe dollarit. Dhjetë vite më parë, një euro kushtonte 147 lekë, ndërsa vitin e kaluar, euro kushtoi mesatarisht 122.8 lekë, me një forcim prej 16.5 për qind. Kundrejt dollarit, leku është forcuar me 44 për qind. Përgjatë të gjithë këtyre viteve, Shqipëria ka qenë një vend me deficite të larta në tregtinë e jashtme dhe në bilancin e pagesave, por kjo gjë nuk e ka ndaluar forcimin e lekut. Gjithsesi, forcimi i lekut ka detyruar rritje të ngadaltë të shpenzimeve buxhetore, ndërkohë që ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit në nivele të ulëta dhe ka dëmtuar rëndë eksportet.
Leku ndaloi forcimin e shpejtë gjatë vitit 2007, kur kriza energjetike rriti shpenzimet qeveritare. Ekspertët thonë se gjatë viteve të shkuara, ecuria e kursit të këmbimit është përcaktuar pak ose aspak nga deficitet e jashtme dhe është ndikuar shumë më tepër nga ecuria e shpenzimeve të buxhetit të shtetit.
FMN-ja kërkoi gjatë ditëve të fundit me këmbëngulje nga qeveria shqiptare të ulë shpenzimet e buxhetit si parakusht për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Dhe stabiliteti nënkupton para së gjithash qëndrueshmëri të kursit të këmbimit.
Teorikisht dhe praktikisht
Shumë vende janë nën akuzë sot se po përdorin nënçmimin e monedhave të veta si një mekanizëm për të mbrojtur ekonomitë e tyre përballë krizës botërore në kurriz të partnerëve të tyre tregtarë. Por, avantazhet që mund të marrë ekonomia shqiptare nga nënçmimi i lekut, qoftë nga forcimi i lekut, qoftë nga nënçmimi i tij, janë thjesht teorike. "Eksporti" më i rëndësishëm i vendit, emigrantët, nuk preken nga kursi i këmbimit, për shkak se eurot e tyre përfundojnë sërish në vendet ku ato fitohen në këmbim të mallrave që importohen nga këto vende. Për më tepër, mallrat e importuara në Shqipëri janë në shkallë të gjerë mallra të pazëvendësueshme dhe në rast se leku nënçmohet, pasojat do të jenë thjesht në rritjen e çmimeve, jo në rënien e importeve.
Kurs luhatës i lirë?
Teorikisht, Shqipëria zbaton një politikë të kursit të këmbimit të lirë. Vlera e lekut përcaktohet nga tregu. Por gjatë viteve të shkuara, në treg ka pasur ndërhyrje masive, që kanë sjellë kontroll mbi kursin e këmbimit. Shumë ekonomistë e kanë kritikuar politikën e forcimit të lekut, duke vlerësuar se në këtë mënyrë, vendi humbet shansin për të rritur eksportet. Ekspertët argumentojnë se megjithëse nënçmimi i lekut nuk i rrit eksportet në mënyrë të mjaftueshme për të reduktuar deficitin 1.3 miliardësh të llogarisë korrente, sërish ai dëmton perspektivën afatgjatë të vendit për të prodhuar mallra eksporti.