E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKR: E vërteta e aksioneve "Balliu"

Prej disa ditësh kanë dalë në publik ortakët e Mihal Delijorgjit, por edhe disa paqartësi lidhur me aksionet e kompanisë ndërtuese TRANS DIGGING CONSTRUCTION, ku pjesë e saj ishte edhe e bija e botuesit të "55", Fahri Balliu. Pjesë e debatit politik u bë edhe Qendra e Regjistrimit të Kombëtar-QKR, e cila, sipas prokurorisë, kishte fshehur të vërtetën e aksionerëve gjatë kohës së hetimit mbi bizneset e Delijorgjit, të akuzuarit kryesor për tragjedinë e Gërdecit. Kreu i QKR-së, Tomi Kola, tha dje se, institucioni i tij nuk ka fshehur të dhënat mbi kompaninë. Kola paraqiti dje variantin zyrtar të çështjes. "Më 8 prill 2009 është paraqitur te QKR personi i autorizuar nga administratorja e kompanisë në fjalë dhe aplikoi për dhurimin e kuotave te aksioneres Henris Balliu në favor të Kristo Delijorgjit. Ky aplikim u miratua nga QKR, duke sjellë si pasojë ndryshimin e listës së ortakëve të firmës së ndërtimit". Kola tha se është i hapur të bashkëpunonte me prokurorinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›