INSTAT: Shqipëria ka rritje pozitive pavarësisht krizës

Pavarësisht krizës ekonomike që ka përfshirë vendet e rajonit, Shqipëria vazhdon të ketë rritje pozitive edhe pse në shifra minimale. Sipas të dhënave të Instat, tremujori i tretë i vitit që lamë pas shënoi një rritje ekonomike me 1.8 përqind në krahasim me tremujorin e dytë të 2011 dhe me 2.6 përqind në krahasim me një vit më parë.
Etugert Llazi inspektor i llogarive Kombëtare Tremujore deklaroi se ndikimin kryesor në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto e ka dhënë aktiviteti i transportit i cili ka pësuar rritje me 19.7 përqind i ndjekur më pas prej degës tregti,hotele dhe restorante, industria etj.
Ndërkohë që vlen të përmendet që prej sektorëve i cili më problematik në vendin tonë siç është ndërtimi ka pësuar rritje me rreth 1.2 përqind në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë që i vetmi sektor që ka pësuar ulje përcaktohet të jetë dega e Post-komunikacionit.