E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, OST: Në gadishmëri për të eleminuar defektet

Dëbora e rënë me intesitet sidomos në zonën e veriut ka bërë që Sistemi i Trasmetimit të Energjisë elektrike të qëndrojë në gadishmëri për eleminimin e defekteve.

Arben Ibro, Drejtor i OST-së deklaroi se pavarësisht trasmetimit të energjisë elektrike me kapacitet maksimal që prej mesit të dhjetorit është ndërhyrë në çdo rast për riparime të defekteve pavarësisht vështirësive për shkak të motit të keq.
 

Ndërkohë përsa i përket linjave me anë të cilave importohet energji kreu i OST-së u shpreh se nuk ka pasur asnjë problem dhe importi kryesor realizohet me Greqia dhe Mali i Zi.
 

Pavarësisht motit të keq sipas drejtorit të OST-së ndërprerjet e energjisë elektrike në këtë periudhë kanë qenë të rralla dhe jo me orar të zgjatur.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›