FMN, drite dhe hije
Zakon i vjetër. Tirana, në çdo mes shtatori, "pret" një delegacion të FMN-së. Biseda. Debate. Kryefjala: Inflacioni! Pastaj me radhë: deficiti buxhetor. Kreditë e "bardha", por sidomos të "zeza". Tatime. Taksa. Sigurime shoqërore. Në fund, gjithmonë sipas traditës, erdhi konferenca e shtypit. Në krah të njëri-tjetrit: ministri i Financave, shefi i delegacionit dhe shefja e zyrës së FMN në Tiranë.
Duke punuar me "bisturi", nga konferenca e shtypit veçohen katër probleme. Së pari, kufizimi i kreditimit të ekonomisë. Së dyti, ulja e importeve të energjisë elektrike. Së treti, të mos ulet përqindja e sigurimeve shoqërore. Së katërti, qeveria të vazhdojë marrëveshjen me FMN-në.
1.
Tre problemet e para ranë në "portë të shurdhit". Asnjë koment. Asnjë debat. Normale. Janë probleme që nuk "prodhojnë" politikë. Janë çështje të "pastra" ekonomike, por që si puna e bishtit të dardhëve, i kanë nga "pas" problemet sociale dhe politike. Së fundi, nga radha, por jo nga rëndësia. FMN-ja është kthyer në tabu. Rrallë kush ka kurajën ta kritikojë. Sidomos politikanët e lartë.
Komenti im: Nëse FMN-ja propozon kufizimin e kreditimit të biznesit do të kemi dy derivate.
a) Qeveria duhet të ndërhyjë në politikën e bankave;
b) Bankat do të "përzënë" nga sportelet një pjesë të biznesmenëve që kërkojnë kredi.
Anakronizëm me "brirë". FMN-ja këshillon qeverinë të "futi hundët" në politikat bankare, kur në Shqipëri të gjitha bankat janë private dhe "pjesën e luanit" e zënë bankat e huaja?! Nga ana tjetër, me këshillat e saj, FMN-ja bëhet pengesë për zhvillimin e biznesit dhe vendos në "pranga" konkurrencën bankare?!
Si mund të "përkthehet" kërkesa e FMN-së për uljen e importit të energjisë elektrike? Sa më pak import, aq më pak energji elektrike për popullin dhe biznesin. Sa më pak energji, aq më shumë net pa drita dhe oshtima gjeneratorësh?! Vazhdojmë me vendimin e qeverisë për të ulur në 10 për qind taksën e sigurimeve shoqërore. Tre vite më parë, kontributi ishte 33 për qind. Tabloja ekonomike. 75 për qind e ndërmarrjeve të Tiranës, për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore, kishin të regjistruar nga një punëtor. Kishte firma që ndërtonin pallate me 10 e 15 kate, duke pasur në borderotë zyrtare 4-5 punëtorë. Ulja e kontributit ka një synim: "fshirja nga defterët" e punës së zezë në Shqipëri. Nuk ka ekonomist që nuk e kupton këtë moral. Përjashtim bëjnë vetëm ekspertët e FMN-së.
2.
Kërkesa e FMN-së që qeveria të vazhdojë marrëveshjet u përkthye: Berisha ka vendosur të përzërë FMN-në nga Shqipëria! Fjalë e hata! Si mund të përzihet nga vatani ynë, institucioni më i madh financiar i botës? Në konferencë shtypi doli zoti Edi Rama.
- Kur të vijmë në pushtet, ne, socialistët. Gjënë e parë që do të bëjmë. Do firmosim marrëveshjen me FMN-në...
Pas deklaratës "bombë" të kryetarit, do të ishte normale të dëgjonim edhe intervista të "katër mosketjerve" të PS. Ish- ministrat e financave socialistë: Anastas Angjeli, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani. Të gjithë pjesëtarë në debatet për formulimin e marrëveshjeve trevjeçare mes qeverisë socialiste dhe FMN. Secili ka hedhur firmën e tij në këto marrëveshje. Por ngjau "hataja". Ata heshtën?! Në kërkim të "Pse-ve", investigimin po e nis me historikun e FMN-së.
3.
Sebep për "inaugurimin" e institucionit më të fuqishëm financiar në botë, u bë kriza ekonomike e viteve 1930. Në korrik të vitit 1944, me iniciativën e dy ekonomistëve më të mëdhenj të kohës, anglezit John Maynard Keynes dhe amerikanit Harry Dexter, në Bretton Woods (SHBA), përfaqësues nga 44 vende të botës, nisën debatet për krijimin e FMN-së. Sot janë 184 vende të anëtarësuara në këtë institucion. Çdo shtet paguan kuotë anëtarësimi sipas fuqisë ekonomike. Shqipëria paguan rreth 1 milion dollarë.
Nga historia mbi 60-vjeçare dalin disa mësime.
Leksioni i parë: FMN-ja është pjesë e OKB-së. Idetë që janë bërë objekt debati pas rënies së Murit të Berlinit për modernizimin e OKB-së në përgjithësi, kanë nxitur debatin për ndryshime edhe në statusin e FMN-së (ish-sekretari amerikan i Shtetit, George P. Shultz, në korrik të vitit 2000, foli në Senatin Amerikan. Ai dha dëshmi për ekonominë globale, duke "gatuar" tri epitete për FMN-në: E paaftë, e dështuar, destabilizuese! Ai kërkoi nga senatorët, të ndikojnë që ky institucion të kthehet tek funksioni i "origjinës", ndikim që motivohet me faktin se Amerika mbulon 35 për qind të buxhetit të FMN-së. Sipas tij: "Kthimi në identitet" do të thotë ndjekja e kurseve të shkëmbimeve valutore dhe "gardian" i bilanceve të pagesave në vendet e ndryshme të botës.)
Leksioni i dytë: FMN është derivat i Bankës Botërore. Ekonomikisht kjo nënkupton: Një vend në tranzicion më parë se të përfitojë kredi nga Banka Botërore, duhet të ketë firmosur marrëveshjet me FMN-në. Vetëm ky institucion ka të drejtën të "certifikojë" stabilitetin e treguesve makroekonomikë. (Të njëjtin "gardian" për stabilitetin makroekonomik kërkojnë edhe të gjitha bankat dhe shtetet, më parë se të japin kredi ose ndihma për vendet në zhvillim).
Leksioni i tretë: Çdo shtet mund të shkëputet nga FMN-ja, kur gjykon se nuk ka nevojë për ndihmën e institucionit më të fuqishëm financiar të botës. Anëtarësimi nuk është i detyruar. Është vullnetar. Shembullin e kanë dhënë para viteve 1990 katër shtete: Çekosllovakia, Polonia, Indonezia dhe Kuba. Por pa kaluar disa vjet, tri shtetet e para u rikthyen në gjirin e FMN-së. Përjashtim bën Kuba! Morali. Çdo shtet ka nevojë për këshillat e FMN-së për ndërtimin e politikave monetare, në këtë botë të trazuar kur mund të shemben brenda një nate edhe banka gjigande, siç ndodhi kohët e fundit në SHBA.
4.
Në qendër të Tiranës është një zyrë. Tek pragu i portës është shkruar me germa kapitale: SELIA E FMN-së! Zyra ka 17 vjet që pret e përcjell qeveritarë socialistë e demokratë. Një analist i "hollë" do të dallojë se marrëdhëniet mes qeveritarëve socialistë dhe FMN-së kanë qenë "rozë". Pa konflikte. Me ndonjë shaka të radhës së Kryeministrit Nano. Kujtoni vizitën në Tiranë të ekonomistit të njohur amerikan Forbest në beharin e vitit 2003. Pasi dëgjoi kritikat e ashpra të amerikanit për politikat që ndjek FMN-ja, Nano deklaroi: "Duhet të punojmë për të shporrur sa më shpejt FMN-në?!" Zjarr për zjarr erdhi replika fishkëllyese e FMN-së. Në unison: nga zyra në Tiranë dhe selia në SHBA. Ministri i Financave i kohës, nxitoi të bëjë deklaratë: "Marrëdhëniet me FMN-në nuk kanë ndryshuar". Shakaja e Nanos u tret. "Nderi" i FMN-së u vu në vend.
Nën pushtetin socialist, zyra e FMN-së në Tiranë, nga partnere u kthye në ortake për qeveritë. Cilat janë argumentet e mia për këtë metamorfozë? Së pari, në vitin 1997 ishin ekspertët e FMN-së që vendosën të ngrihej tarifa e TVSH-së nga 12,5 për qind në 20 për qind. Qeveria e zotit Nano e pranoi me zell këtë ngritje të TVSH-së, edhe pse ishte "barrë" e rëndë si për biznesin dhe për popullin. Së dyti, mbi tavolinë kam relacionin që shoqëron ligjin për "Buxhetin e Shtetit të vitit 2000". Në faqen 5, brenda tabelës së madhe për treguesit kryesorë makroekonomikë, janë edhe tre kolona. Njëra shkruan: shifra sipas projektit të FMN-së. Tjetra: shifra sipas projektit të Ministrisë së Financave! E treta: shifra sipas projektit të Këshillit të Ministrave. Lavdi Zotit! Një harmoni e vërtetë! Asnjë ndryshim!
Po të "shëtisësh" mes treguesve që diktonte FMN-ja, "violinë e parë" del inflacioni. "Zbutja" e inflacionit është bërë me një kosto tepër të lartë. FMN-ja në marrëveshjet me qeveritë socialiste ka vendosur "veton" për tre kushte. Së pari, bllokimin e pagave dhe të pensioneve, ose ngritjen e tyre me "pikatore". Së dyti, kufizimin e dhënies së kredive nga bankat. Deri në vitin 2005, Banka e Kursimeve që kishte monopolin e kursimit të qytetarëve, i ishte ndaluar e drejta për të dhënë kredi?! Në bankat e tjera jo rrallë, për të marrë kredi, ligjin e bënin sekserët! Enigmë e vërtetë, po të kemi parasysh faktin se në banka "flinin" mbi 4-5 miliardë lekë kursime?! Në se këto para do të investoheshin në biznes, do kishte një bum të vërtetë në ekonomi. Së treti, FMN-ja deri në vitin 2005, e kishte kufizuar deri në 50 milionë dollarë të drejtën e qeverisë për të marrë kredi nga jashtë.
5.
Pse ky skenar ekonomik e ndoqi për 8 vjet qeverinë socialiste? Ka vetëm një sekret. Mes ekspertëve të FMN-së "sundon" teoria monetariste. E thjeshtëzuar. Sa më shumë para në qarkullim, aq më shumë rritet inflacioni. Nga burojnë paratë? Rrogat, pensionet dhe kreditë. Por a kanë ndikuar në madhësinë e inflacionit sasia e parave në qarkullim? Të ndjekim disa fakte. Në dimrin e vitit 1997, qeveria "Meksi" vendosi mbylljen e dy fondacioneve: "Populli" dhe "Xhaferi". Paratë e bllokuara në bankë, rreth 260 milionë dollarë, u shpërndanë mes kreditorëve. Në pranverë 1997, banditët natën dhe njerëzit me maska në mes të ditës, shpërthyen dhe grabitën pothuaj të gjitha degët e bankave në Jug të Shqipërisë. Ndërkohë u vodhën paratë që u gjendën në arkat e fondacioneve dhe të piramidave. Në qoftë se ky skenar monetar do të kishte ndodhur në Argjentinë, Venezuelë a Brazil brenda javës do të kishte shpërthyer hiperinflacioni!
Por Shqipëria është vendi i paradokseve: Në vitin 1997, inflacioni ishte vetëm 42 për qind, nga 17 për qind në vitin 1996. Pas një viti, kur ende nuk kishim shtet sepse vendi qeverisej nga maskat, kur doganat ishin ende han me dy porta: Inflacioni u stabilizua duke arritur në 8 për qind! Ndërsa në vitin 1999, ndodhi mrekullia: Inflacioni zbriti nën nivelin e detit! Ishte pikërisht viti kur brenda kufijve ku "sundonte" leku, erdhën për të jetuar rreth një milionë kosovarë. Të përzënë nga bajonetat serbe, kosovarët jetuan duke hedhur në qarkullim miliona e miliona lekë. Këto fakte të njohura, nuk arritën të përdoren nga qeveritarët socialistë, si argumente për të ndryshuar skenarët e marrëveshjeve trevjeçare me FMN-në.
6.
Në marrëdhëniet mes FMN-së dhe demokratëve ka më shumë "hije" se "dritë". Në startin e qeverisë "Meksi", FMN-ja bëri ligjin për reformat ekonomike. "Gozhda e parë" ngeci në vjeshtën e vitit 1995. Qeveria propozoi që pagat dhe pensionet të rriteshin 25 për qind. FMN-ja dha shifrën 10 për qind. U vendos varianti shqiptar. Vendimi ngjalli habi dhe u vlerësua më shumë si një "lapsus" i qeverisë "Meksi". Në fakt nuk ishte kështu. Kishte ardhur koha për "përplasjen e madhe". Sebep u bë përqindja e TVSH-së. Qeveria "hodhi" në tavolinë shifrën 12.5 për qind. Ekspertët e FMN-së 16-18 për qind. Berisha nuk e dëgjoi "kambanën" e FMN-së. Zbatoi vendimin e saj. Zemërata e FMN-së ishte kaq e thellë, sa që në harkun e vitit 1996 nuk u firmos marrëveshja e parashikuar trevjeçare. Nuk mund të gjykojmë fundin e kësaj "mërie". Dimri i vitit 1997 solli rrëzimin e qeverisë "Meksi"...
...Me fillim e vitit 2005, KOP u bë "dirigjent" në hartimin e politikave ekonomike të PD-së. Duke propozuar uljen e TVSH-së; ngritjen e pagave dhe pensioneve; uljen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, ekspertët e KOP u futën në "sinorët e shenjtë" të fondit. Pyetjes së gazetarëve: a u mor mendimi i FMN-së, ekspertët i dhanë këtë përgjigje: "Nuk parashikojmë ndonjë rezistencë të madhe nga FMN-ja. Problemet mund të dalin me Brukselin."...Një ditë shtatori 2005, qeveria "Berisha" paraqiti programin në Parlament. Në faqen 31 ka zënë vend ky paragraf: "TVSH do të ulet nga 20 për qind në 17 për qind. Do të adaptohet një shkallë e dytë tatimore prej 6 përqindësh vetëm për furnizimin me energji elektrike si dhe do të zgjerohet shporta e TVSH-së zero për qind për furnizimet e shërbimeve të edukimit, barnat dhe shërbimet mjekësore, furnizimet për mediat dhe gazin e lëngshëm". Por unë dyshoja. TVSH-ja është "kafshatë" që nuk kapërdihet lehtë nga ekspertët e huaj.
7.
Heshtja e FMN-së, edhe pas publikimit të raportit të qeverisë në Parlament ishte e frikshme. Ekspertët enigmatikë të huaj prisnin rastin për "hakmarrje". Dhe rasti erdhi. Qeveria, në fillim të vitit 2006, dërgoi në Parlament projektligjin për përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël. Reagimi i FMN-së ishte i ashpër. Arsyetimi fëmijënor. Pa logjikë ekonomike. Më shumë si diktat për qeverinë. Më shumë si një "paradhënie" për t‘i treguar qeverisë se nuk mund të luhet me marrëveshjet e firmosura me FMN-në. Po më tej? Në Tiranë dhe Amerikë, vendin e deklaratave e zunë bisedat në tavolina. Shkëmbim idesh. Dreka pune. Në fund buzëqeshje para kamerave dhe qeveria pranon humbjen. Vajtën dëm debatet pa fund të ekspertëve të KOP. U fshinë pjesë nga programi i qeverisë, ende pa u tharë boja. FMN-ja deri në fund të vitit 2008 do të vazhdonte të ruante status-quo-në dhe monopolin në bërjen e politikave makroekonomike.
Kisha mendimin që qeveria "Berisha" ishte nxituar duke u përplasur me FMN-në, që në ditët e para të ekzistencës së saj. Ekspertët demokratë, me sa duket, ishin bërë pjesë e kritikave të ashpra që bëhen për FMN-në. Mirëpo edhe pse skeptikët janë shtuar, sidomos brenda SHBA-së, asnjë vend sovran nuk i ka kthyer krahët institucionit më të fuqishëm financiar të botës. Marrëveshjet me FMN-në, po të flasim me gjuhën e metaforave janë "oksigjeni" për çdo vend që ka një ekonomi në tranzicion dhe "Red bull" për të gjitha vendet në këtë shekull, ku po marrin përparësi politikat globaliste. Në pranverën e vitit 2006, qeveria shqiptare ndryshoi taktikë në debatet me FMN-në. I bindi ekspertët e huaj për vendosjen e taksës së sheshtë, duke hartuar dy buxhete brenda një viti. Duke mbledhur më shumë të ardhura nga doganat dhe taksat, miratoi në Parlament ligjet për vendosjen e taksës së sheshtë.
Morali: Pa mohuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e marrëveshjeve me FMN-në, ka ardhur koha që qeveria të mos mbetet "fanatike" e disa skemave të vjetra që gjatë këtyre viteve të fundit u ka dalë "boja". Katër marrëveshje trevjeçare janë shumë për ekonominë shqiptare. Është koha për të ndryshuar status-quo-në e FMN-së. Përvoja botërore tregon se inflacioni nuk mund të jetë "strumbullar" rreth të cilit vijnë vërdallë të gjithë treguesit makroekonomikë. Ai duhet të jetë në harmoni me shumë tregues të tjerë makro e mikro. Në literaturën ekonomike, të botuar edhe nga FMN-ja gjenden disa rrugëzgjidhje, të cilat unë mendoj se mund të bëhen objekt debati në marrëveshjet e reja që do firmosen në të ardhmen me FMN-në, nga çdo qeveri, pavarësisht nga ngjyrimet politike.