Alonso, fitorja e kthen në idhull të Numansias
Pas triumfit në Singapor, Fernando Alonso e krahasoi fitoren e tij me triumfin e javës së parë të kampionatit spanjoll, që Numansia arriti përballë Barcelonës. Drejtuesit e klubit modest në La Liga mbetën shumë të kënaqur nga fjalët e pilotit të Renosë dhe i dërguan një fanellë të skuadrës me emrin Alonso të stampuar mbrapa. Së bashku me bluzën për dy herë kampionin e botës u bë edhe një ftesë zyrtare, për të qenë i pranishëm në një ndeshje në stadiumin "Los Pajaritos".