E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA-ja superofertë për Markos Senan

CSKA-ja e Moskës kërkon Markos Senan. Për mesfushorin brazilian, i cili është natyralizuar si spanjoll, klubi rus është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro në arkat e Vijarealit. Për 32-vjeçarin, që gjatë verës ishte një prej pikave më të forta të përfaqësueses spanjolle, e cila triumfoi në Euro 2008, është gati kontrata me 5 milionë euro në sezon. Sena, i cili militon prej gjashtë sezonesh në "El Madrigal", ishte objekt dëshirash për shumë klube evropiane gjatë merkatos së verës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›