E Diel, 1 Nëntor 2026

Venger: Kemi potencial të fitojmë Championsin

Duke folur pas fitores 4-0 me Porton, Arsen Venger shprehu besimin se Arsenali mund të arrijë deri në fund të Ligës së Kampioneve. Optimizmi erdhi vetëm pak ditë pas humbjes tronditëse 2-1 në kampionat me Hull Sitin. Gjithsesi, tekniku francez tha se është kurioz të shohë si do të reagojë skuadra në ndeshjet jashtë fushe. "Me Porton, skuadra reagoi, tha ai. Ne kemi potencialin që të ngremë trofeun në Romë. Këtë e kemi të qartë. Por, duhet të shohim se çfarë rezultatesh do të arrijmë jashtë fushës tonë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›