FMN i Greqisë këstin e kredisë

Nga Express më 09 korrik 2011 në ora 13:30
Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se po i lëshon Greqisë 3.2 miliardë euro, si pjesë të paketës së përbashkët të shpëtimit me Bashkimin Evropian, për shtetin e kapluar nga kriza e borxheve.
Shefja e re e FMN-së, Christine Lagarde, theksoi se pakoja e shpëtimit për Greqinë “do të japë rezultate të rëndësishme”.
FMN tha se Athina ka bërë “përparim” në reforma, dhe parashikoi se vendi do t’i kthehet rritjes pozitive ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2012.
Sipas matematikës greke: 12 miliard euro hyrje, 18,2 miliard euro dalje që do të riciklohet nga institucionet financiare globale në formën e borxhit të maturuar, bashkë me interesat, që vlerësohet të jetë pikërisht 18,2 miliard euro.