Raporti i “Caritas”-it: “Në Itali, 18 mijë shqiptarë janë pronarë biznesesh”
Rreth 80 për qind e bizneseve shqiptare janë në sektorin e ndërtimit. Një e dhjeta e PBB-së në Itali, nga bizneset e emigrantëve
Mbi 18 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Itali kanë arritur të krijojnë sipërmarrje të vogla nga 500 mijë shqiptarë që jetojnë (zyrtarisht) në këtë vend. Kjo gjë bëhet e ditur nga një studim i fundit i shoqatës "Caritas" në Itali, sipas të cilit numri i shqiptarëve sipërmarrës është dyfishuar në krahasim me vitin 2003. Shqiptarët kanë qenë më të suksesshëm në sipërmarrjet në ndërtim, ku kanë krijuar skuadra të vogla pune në të gjithë Italinë. Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe media të ndryshme italiane, të cilat raportojnë se, “kjo klasë sipërmarrësish është më e ekspozuar për të humbur biznesin për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë botën. Megjithëse kanë shpirt të lartë sipërmarrës, shqiptarët në Itali nuk krahasohen dot me marokenët”. Sipas raportit, vetëm 4.5 për qind e shqiptarëve janë rritur në nivelin e sipërmarrësit, ndërkohë që një në 13 marokenë ka arritur në të njëjtin status. Marokenët kanë krijuar më së shumti kompani tregtare. Gjithsej 165 mijë emigrantë kanë hapur një kompani në Itali nga 4 milionë të tillë që jetojnë në këtë vend.
Bizneset shqiptare të ndërtimit
Pronarët shqiptarë që kanë biznese në Itali preferojnë të operojnë më tepër në sektorin e ndërtimit. Sipas të dhënave që lidhen me numrin e bizneseve në Itali që drejtohen nga të huajt, në total, deri në qershor 2008, janë rreth 165.114 emigrantë drejtues biznesi në Itali. Në krahasim me vitin 2003, numri i sipërmarrësve të huaj emigrantë është trefishuar. Që nga viti 2000, janë krijuar 140 mijë biznese, mesatarisht 20 mijë çdo vit, kurse numri i të punësuarve arrin në 500 mijë. Afërsisht numri i shqiptarëve me dokumente të rregullta në Itali arrin në rreth 430 mijë, shifër tepër e lartë në krahasim me vendet e tjera jashtë BE-së. Numri i bizneseve që drejtohet nga shqiptarët ka pësuar një rritje me rreth 43 për qind, duke treguar edhe një herë integrimin e këtij komuniteti në vendin e Apenineve. Nga të dhënat mësohet se afro 80 për qind e bizneseve shqiptare preferojnë sektorin e ndërtimit, kurse 67 për qind e marokenëve preferon tregtinë. Pjesa më e madhe e bizneseve me pronar emigrantët legalë është e përqendruar në veri të Italisë (Lombardi, Pjemonte). Industria është sektori më i preferuar, me rreth 83 mijë biznese, kurse 65 mijë operojnë në ndërtim. Milano është qyteti me numrin më të madh, me rreth 17 mijë sipërmarrës emigrantë të huaj.
Të ardhurat nga emigrantët
Në Itali sot ka mbi 165 mijë biznese me titullarë të huaj, ku ato shqiptare po zënë gjithnjë e më shumë peshë ndër vendet kryesore. Ato garantojnë punësimin e një të dhjetës së punonjësve, italianë dhe të huaj, që kryejnë punë në varësi. Të ardhurat e tyre kontribuojnë në krijimin e thuajse 1/10 së PBB-së Italiane. Këto të dhëna janë bërë publike në Romë, gjatë prezantimit të një studimi të realizuar nga fondacioni “Ethnoland”, në bashkëpunim me “Caritasin” dhe disa organizata prestigjioze ekonomike si “Abi”, Shoqata e Bankave Italiane dhe “Unioncamere” (Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë). Sipas një studimi të mëparshëm të realizuar nga “Unioncamere”, që mbështetet në të dhëna të vitit 2006, “9.2 për qind e vlerës së shtuar të ekonomisë Italiane, ose 122 miliardë euro të PBB-së vjetore, u detyrohen bizneseve të imigrantëve”. Në 2006-n, këta operatorë ekonomikë i kanë paguar shtetit italian mbi 4 miliardë euro taksa, shifër që arriti në 5.5 miliardë në vitin 2007. Peshë të madhe në ekonominë italiane kanë edhe imigrantët që kryejnë punë në varësi. Ata, sipas INPS-it (Institutit Italian të Sigurimeve Shoqërore), paguajnë çdo vit rreth 5 miliardë euro sigurime shoqërore. Vetëm një numër mjaft i vogël prej tyre merr pension, për arsye të moshës ende mjaft të re mesatare. Ritmet e rritjes së numrit të sipërmarrjeve me titullarë të huaj janë mjaft të shpejta. Mjaft të kujtojmë se në vitin 2003 regjistroheshin vetëm 56.421 prej tyre, kundrejt mbi 165 mijë ndërmarrjeve të sotme. E madhe është gjithashtu edhe shtrirja e tyre në territorin e Italisë. Bizneset e të huajve janë të pranishme në të gjitha rajonet, madje në disa prej tyre, si Kalabria, Siçilia dhe Sardenja, prania e tyre është tashmë e barabartë, në përqindje, me atë të bizneseve të italianëve.
26 Shkurt 2009