E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN-ja optimiste, parashikon rritje pak më të shpejtë

FMN-ja ka korrigjuar parashikimin e mëparshëm për rritjen ekonomike në nivel global për vitin 2012, duke e çuar në 3.5 % nga 3.3% që ishte më parë.

Fondi po ashtu tha se prêt që Britania e Madhe të shënojë një rritje me 0.8%, nga 0.6 % që parashikohej më parë.

Por, FMN-ja tha se një tjetër krizë në Eurozonë ishte tepër e mundshme dhe se ekonomitë e mëdha ende kanë problem për sa i përket rritjes ekonomike.

Organizata botërore nënvizoi faktin se Spanja është vendi i vetëm i Eurozonës, parashikimi për rritjen ekonomike të së cilës është riparë negativisht. FMN-ja parashikon që ekonomia e saj të tkurret me 1.8% nga 1.6 % që parashikohej më parë.

Ekonomia e Eurozonës 17 kombëshe parashikohet të tkurret me 0.3 % nga 0.6 % që parashikohej më parë.

Ndërkohë, shtetet në zhvillim si Kina dhe Barazimi pritet të shënojnë rritje më të madhe nga sa parashikohej më parë (5.7% parashikohet tani, 5.5 % parashikohej më parë).

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-17 17:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›