Mbreti i Spanjës u kërkon falje spanjollëve

Udhëtimi i tij për në Botswana, i cili u kritikua gjerësisht, u mor vesh pasi ai u kthye në Spanjë si pasojë e një frakture në legen.
“Më vjen keq. Bëra gabim. Nuk do të ndodhë përsëri”, tha ai, teksa largohej nga spitali San Hoze në Madrid.
Është raportuar gjerësisht se ai po gjuante elefantë. Shtëpia mbretërore as nuk i ka pohuar e as mohuar këto raportime.
Ai theu legenin pas një rrëzimi dhe u kthye në Spanjë me një avion privat. Karlos iu nënshtrua një operacioni ditën e shtunë.
Pas raportimit të lajmit të vizitës në Botswana, shumë gazeta spanjolle publikuan një foto të vitit 2006, në të cilën shfaqej mbreti me armë në dorë para një elefanti të vrarë.
Spanja është ekonomia e katërt më e madhe në Eurozonë por aktualisht po kalon një krizë të ashpër ekonomike. Aktualisht shteti Iberik ka një normë papunësie që arrin në 23%, ç’ka mund ta zhysë përsëri në recension ekonomik.
/Start/F. Prroni/
2012-04-18 14:43