Forcat siriane vazhdojnë bombardimin bastioneve opozitare

Dy persona raportohet të kenë humbur jetën në qytetin jugor të Basr al-Haririt dhe tre të tjerë në provincën e Idlibit, në veri.
Dhuna raportohet ndërkohë që i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, ka udhëtuar drejt Katarit për të informuar Ligën Arabe lidhur me planin që ka negociuar.
Më herët, kreu i skuadrës së monitoruesve të OKB-së pranoi se monitorimi i armëpushimit të ndërmjetësuar nga Anani do të jetë i vështirë.
“Duhet të ecim para, pak nga pak”, tha për gazetarët në Damask, kolonel Ahmed Himmiche.
Kolonel Himmiche mbërriti në Damask të dielën për të përgatitur misionin me 30 monitorues i cili do të mbikëqyrë armëpushimin sipas planit të ndërmjetësuar nga Kofi Anan./Start/F. Prroni/
2012-04-17 17:34