E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik pyetet për lidhjet me militantët nacionalistë

Breivik, i cili vrau 77 persona në muajin korrik, dha pak detaje dhe u kërkoi prokurorëve të mos e përqeshnin.
“Çdokush mund ta bënte atë që bëra unë”, tha Breivik. Gjykatësja i tha se ai kishte të drejtë të heshtte porse mospërgjigjja ndaj pyetjeve mund të përdorej kundër tij.

Gjykata po përpiqet të vendosë nëse Breivik është normal dhe nëse mund të burgoset.

Breivik tha se rrjeti i ekstremit të djathtë, të cilin ai e quajti “Kalorësit Templarë”, është takuar në Londër për të vendosur platformën. Mirëpo, ai refuzoi të përgjigjej nëse ishte marrë ndonjë vendim për përdorimin e dhunës.

Pjesë të rëndësishme të dëshmisë së Breivikut para gjykatës:

- Ai dhe militantë të tjerë nacionalistë “shisnin ëndrrat” për të frymëzuar të tjerët
- Ai takoi një nacionalist serb në Liberi në vitin 2001, i cili ishte një nga anëtarët themelues të “Kalorësive Templarë”
- Ai takoi udhëheqësin e tij anglez në Londër, emri kod i të cilit ishte Richard Zemërluani,
- Emri kod i tij ishte Sigurd, sipas një mbreti norvegjez të shekullit XII

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-18 13:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›