E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN-ja presion Greqisë: Më shumë reforma, jo taksa

ATHINE- Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, zgjidhja e krizës për Greqinë, nuk është rritja e mëtejshme e taksave, por mbledhja e tyre me efikasitet.

Paralajmërimi erdhi teksa Greqia përgatitet për bisedime të tjera për një paketë tjetër indihme prej 8 miliard eurosh me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionin Europian.

Greqisë i nevojitet kjo paketë deri në muajin tjetër për të shmangur falimentimin për shkak të borxheve. Ndihma e rradhës vjen me një kusht, që Greqia të përmirësojë financat, gjë të cilën mendon ta bëje duke reduktuar shpenzimet në sektorin shtetëror, uljen e rrogave dhe fillimin e privatizimeve.

Gjithashtu propozohet që taksat emergjente të pronave të paguhen nëpërmjet faturave të energjisë elektrike. Përfaqësuesi i FMN-së për Greqinë, Bob Tra, i cili ndodhet në Athinë, tha se sugjerimi i fundit nuk ishte një ide e mirë.

“Në pikepamjen tonë, nuk duhet të zhytemi ne më shumë taksa sepse kjo nuk do të sillte qëndrueshmëri ekonomike apo politike. Sipas tij, një sistem më efikas taksash do të ishte një veprim më i arsyeshëm ndërsa bëri thirrje që të zgjidhet sa më parë problemi i evazionit fiskal.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›