E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjermani, kërcënim me bombë, presidenti turk anulon fjalimin

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, i cili ndodhet për vizitë katërditore në Gjermani, ka anuluar fjalimin në njërin nga universitetet e Berlinit, pas kërcënimit me bombë.
 

Policia ka evakuuar sallën në Universitetin Humboldt dhe ka rrethuar bulevardin kryesor jashtë ndërtesës, ku ishin mbledhur qindra kurdë për të kërkuar lirimin e Abdullah Oçalanit liderit të Partisë Punëtore të Kurdistanit. Kjo e fundit konsiderohet si grup terrorist nga Ankaraja dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë ditës, Gyl ka takuar homologun gjerman, Kristian Vulf. Turqia është kandidate për Bashkimin Evropian, por anëtarësimi i saj është kundërshtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›