E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Plani, jo luftë klasash

“Të pasurit duhet të paguajnë më shumë. Askush nuk synon të ndëshkojë suksesin në Amerikë. T`u kërkosh të pasurve dhe kompanive të mëdha të paguajnë më shumë nuk është luftë klasash, është matematikë”.

Kështu ka mbrojtur planin e tij para gazetarëve për hapjen e vendeve të reja të punës, presidenti amerikan, Barak Obama.

Deklarata e Obamës u bë nga Nju Jorku për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, ku tema e nxehtë duket se do të jetë situata në Lindjen e Mesme, e veçanërisht propozimi i Autoritetit Palestinez për t`u njohur si shtet.

Ndërkohë, presidenti amerikan, ka patur një telefonatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Dy liderët kanë biseduar për krizën financiare dhe për situatën e borxheve në eurozonë. Sic njoftohet në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, Obama dhe Merkel kanë ndarë mendim të njëjtë përsa i takon domosdoshmërisë për koordinimin e hapave të mëtejshëm ekonomiko-financiarë për ringritjen e ekonomisë globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›