Turqia, kërkime në Mesdhe për naftë dhe gaz natyror

Turqia, theksoi se do të fillojë kërkimet për naftë dhe gaz në detin e Mesdheut që këtë javë, pasi Qiproja nuk e përfilli parlajmërimin e Turqisë dhe filloi shpimet në det për naftë. Kryeminsitri turk Rexhep Taip Erdohan tha se ushtria turke do të përdorë mjetet e saj ushtarake për të vëzhguar gjatë gjithë kohës zhvillimet në pjesën lindore të Mesdheut. Më parë edhe ministri i Energjetikës, Taner Illdiz kishte thënë se forcat detare do të shoqëronin operacionet për kërkimin e naftës e gazit në det.
Komentet e tyre bëhen pasi minsitri qipriot i Energjitikës, Solon Kassinis, njoftoi se firma amerikane Noble Energy, kishte filluar shpimin në jug të ishullit, në zonën ekonomike eskluzive të Qipros, në afërsi të ujrave izraelite. Qiproja ia dha kontratën për shpim firmës Noble Energy, e cila vepron në brigjet izraelite që prej vitit 1998. Turqia nuk e njeh Qipron, e cila është ndarë që nga viti 1974 në pjesën veriore të kontrolluar nga Turqia dhe në pjesën jugore të kontrolluar nga Greqia.
Muajin e kaluar qeveria greke e Qipros, njoftoi se po planifikonte të fillonte kerkimet për naftë në ujrat e ishullit. Turqia tha se qeveria e Qipros nuk ka juridiksion dhe kërkoi ndërprerjen e shpimeve. Ankaraja tha se do të nënshkruajë një marrëveshje me Qipron e veriut për kufijtë detarë dhe ka kontraktuar një anije norvegjeze të bëjë studimin e ujrave që pretendohen nga Greqia.