E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN-ja rikthehet në Tiranë si vëzhguese për projektbuxhetin 2010



Një mision i FMN-së do të rikthehet në Tiranë, por këtë herë jo me qëndrim të përhershëm por për atë të vëzhgimit nga afër të hartimit të projektbuxhetit të vitit 2010.
Nën statusin e vëzhguesit përfaqësuesit e FMN-së vijnë në Tiranë për të monitoruar nga afër parametrat kryesorë ekonomikë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Ministrisë së Financave. Misioni do të zhvillojë takime me autoritete të larta në vend si ministrin e Financave, si dhe përfaqësues të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Qeveria shqiptare nuk rinovoi marrëveshjen me FMN-në duke i dhënë fund qëndrimit të saj në Shqipëri. Kabineti qeveritar e argumentoi mbylljen e misionit me faktin se ekonomia shqiptare kaloi në një stad të ri zhvillimi që garanton tashmë qëndrueshmëri financiare. Misioni i ri FMN-së pritet të certifikojë buxhetin dhe të hartojë dhe raportin përkatës. Në daljen e fundit FMN-ja zbehu shpresat e qeverise kur deklaroi se kriza kishte prekur ekonominë shqiptare dhe rritja ekonomike nuk mund të ishte më shume se 1 për qind.

Kompanitë kineze zbarkojnë në Tiranë, interes për tregun shqiptar

Rreth 70 biznesmenë kinezë do të jenë pjesëmarrës në një forum ekonomik që do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Tiranë për t'u njohur me tregun shqiptar dhe mundësitë e investimeve. Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Ilir Zhilla, tha se në këtë forum do të diskutohet për bashkëpunimin e ndërsjellë me biznesin vendas, por edhe transferimin e teknologjive. Sipas tij, biznesi kinez përfaqëson fusha të ndryshme të ekonomisë si industrinë e çelikut, minierave, metalurgjisë, infrastrukturën rrugore, sektorin e ndërtimeve industriale, telekomunikacionin, portet, aeroportet, energjinë. Por, ajo që është e re, sipas tij, "është fakti se nga kontaktet që kemi pasur një numër i madh biznesmenësh kinezë kanë shprehur interes për të investuar edhe në pasuri të patundshme". Të dhënat e publikuara nga Ministria Kineze e Ekonomisë kanë kapërcyer edhe parashikimet e ekonomistëve më të mëdhenj, që kishin parashikuar maksimumi një rritje prej 7.5 për qind të GDP-së kineze.

22 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›