Fshehja e bizneseve, Tatimet nisin kontrollet në drejtoritë e disa qarqeve
Pas Dibrës dhe Fierit hetimi fillon ndaj kryetatimorëve në Lushnjë dhe Berat. Tatimorët e dypunësuar shmangnin pagesën e TVSH-së për subjektet private
Ervin KOÇI
Fshehja e bilanceve dhe e xhiros së biznesit është kthyer tashmë në një praktikë të “zakonshme” për subjektet e ndryshme private, të cilat për këto lloj marifetesh ndihmohen nga vetë punonjësit e Tatim-Taksave. Këta të fundit, duke i njohur të gjitha metodat e deklarimit të bilanceve, e kanë mjaft të thjeshtë që të mbulojnë xhiron reale të subjekteve dhe të deklarojnë në letra një tjetër formë joreale, e cila tatohet më pak nga shteti. Por ky i fundit duket se po i përgjigjet kësaj “loje” abuzive me kontrolle dhe shkarkime drejtuesish tatimorë, edhe kur këta të fundit janë vendosur nga vetë maxhoranca në detyrat përkatëse. Pas qarkut të Dibrës, aksionet dhe hetimet ndaj drejtuesve të Tatimeve, të bëra nga DPT-ja, kanë vijuar në Fier dhe mandej do të nisin në Lushnjë dhe Berat. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se pas shkarkimeve dhe ndalimeve që u janë bërë disa drejtuesve të Tatimeve në Fier dhe Tiranë, aksioni do të vijojë me të tjerë zyrtarë që dyshohen për shkelje dhe abuzim me detyrën duke favorizuar subjektet private në deklarimin e xhiros së aktivitetit të tyre.
Fenomeni
Mbajtja e dy lloj bilanceve, një real dhe një fiktiv nga ana e kompanive private për aktivitetin, shitblerjet, xhiron, si dhe për të punësuarit, është bërë e zakonshme nga shumë subjekte private që për këtë gjë paguajnë shuma të mëdha tek ekonomistët, por dhe zyrtarët tatimorë. Kjo punë është bërë kaq e përhapur në subjektet private, sa pagesat e mira për ekspertët kontabël, që herë-herë janë edhe punonjës tatimesh, kanë joshur edhe drejtuesit më të lartë të drejtorive të tatim-taksave në rrethe, të cilët në jo pak raste kanë edhe zyra private ku ushtrojnë aktivitetin e ekonomistit ose kontabilistit të firmave private dhe kompanive VIP. Por, kësaj hileje tashmë strukturat shtetërore i kanë rënë nga pas dhe për pasojë kanë nisur fushatën e kontrolleve në të gjitha drejtoritë e tatim-taksave në rrethe. Për këtë qëllim, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u ngrit edhe një strukturë e posaçme hetimore, e cila tashmë funksionon si një drejtori më vete dhe quhet Drejtoria e Hetimit Tatimor. Falë punës së kësaj drejtorie, koordinuar edhe me struktura të tjera si ajo e Krimit Ekonomik pranë Policisë së Shtetit, Antikontrabandës dhe institucioneve të tjera, është bërë e mundur kapja e zyrtarëve të ndryshëm të Tatimeve që abuzonin me detyrën.
Aksionet
Katër ekspertë kontabël, mes të cilëve edhe drejtoresha e Tatim-Taksave në Fier, janë dërguar për ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masa “arrest shtëpie”. Nevila Bami, ish-kandidate për deputete e Partisë Demokratike dhe aktualisht në krye të Tatim-Taksave në qytetin e Fierit, bashkë me Shkëlqim Sakon, Ajeta Shkëmbin dhe Marjana Pallën akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas të dhënave hetimore, grupi prej katër personash, që janë ekonomistë në profesion, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë shmangur pagesën e TVSH-së për disa biznese të mëdha (subjekte VIP). Madje, edhe operacioni, i cili u realizua pas një hetimi të gjatë në kohë, u kodua me emrin “Fshehja”, duke marrë shkas edhe nga shkeljet që dyshohen se kanë kryer të dërguarit për ndjekje penale. Sipas të dhënave, operacioni për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal u krye nga specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë dhe u shtri në disa qytete. Në lidhje me të arrestuarit, policia shpjegoi se Nevila Bami, 34 vjeçe, e lindur dhe banuese në Lushnjë, është aktualisht drejtoreshë e Tatim-Taksave në Fier. Ish-kandidatja për deputete dyshohet se është një ndër personat kryesorë që ka shkaktuar këtë dëm në shtet, duke mos paguar TVSH-në për disa biznese. Ndaj saj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 17.10.2009, ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive, të caktuara profesionale”, për veprën penale të “falsifikimit të vulave stampave ose formularëve”, “vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Të njëjtat akuza janë ngritur edhe për Shkëlqim Sakon, 56 vjeç, për Ajeta Shkëmbin, 43 vjeçe dhe Marjana Pallën, 40 vjeçe. Nga strukturat e seksionit të Antikrimit Ekonomik, pasi u ushtrua një kontroll në banesat e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kompjuterësh, si dhe një sërë dokumentesh financiare, të cilat posedoheshin prej tyre. Policia tha më tej se aktiviteti i tyre ka synuar në bashkëpunime financiare me subjekte të ndryshme si vendase, ashtu edhe të huaja, përfaqësim të disa kompanive në rolin e menaxhimit ekonomik dhe juridik të tyre dhe mbajtja e llogarive kontabël.
22 Tetor 2009