E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakà: “Nuk festoj po i shënova Milanit”



Liga e Kampioneve sjell një kryesfidë luksi siç është Real Madrid-Milan, dy klubet me më shumë trofe në kompeticionin më prestigjioz evropian për klubet, respektivisht me 9 dhe 7 tituj. Ndeshja ka një shije të veçantë për ish-futbollistin e Milanit, braziliani Riki Kaka, tashmë në forcë me madrilenët. Supersifa e Ligës së Kampioneve, Real Madrid-Milan, mund të konsiderohet edhe si ndeshja “e ardhmja kundër së kaluarës”. Reali është skuadra e momentit. Gjatë merkatos së verës u shpenzuan qindra milionë euro, duke ndërtuar ekipin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Për Kristiano Ronaldon, futbollistin më të mirë të botës u paguan 93 milionë euro, ndërsa për shërbimet e artistit brazilian, Kaka, 65 milionë euro. Paratë e Kakasë shkuan në arkën e Milanit, pikërisht skuadrës me të cilën do të përballet Reali. Kakà e thotë qartë dhe pa ekuivok para sfidës Real Madrid-Milan në Ligën e Kampioneve: “Nëse shënoj gol kundër Milanit, nuk do të festoj, por jam gati të gjuaj edhe një penallti të mundshme, duke parë se në lojë nuk është Kristiano Ronaldo. DO të kërkoj vazhdimisht të shënoj gol, por kam respekt për historinë me Milanin”

Ronaldo: “Topin e meriton Mesi”

Kristiano Ronaldo nuk ka asnjë dyshim: fituesi e “Topit të artë 2009” do të jetë Lionel Mesi. “Është favoriti kryesor, - tha portugezi gjatë një interviste për “France Football” - Mesi fitoi Ligën e Kampioneve, kampionatin spanjoll, përse nuk duhet ta fitojë ai? Nëse do t’ia japin, do të jetë një çmim i merituar”

Barcelona bën “blof”, Interi zhgënjen

Barcelona ishte zhgënjimi më i madh i mbrëmjes së të martës në Ligën e Kampioneve. Kampionia në fuqi e Europës humbi në shtëpi 1-2 me rusen, Rubin Kazan. Edhe Interi nuk arriti të fitojë në “San Siro”

Grupi E
Fiorentina fitoi 4-3 në transfertë me Debrecen. Mutu (6’ e 20’), Xhilardino (10’) dhe Santana (37’) shënuan për skuadrën italiane. Czvitkovics (2’), Rudolf (28’) dhe Coulibaly (88’) realizuan për vendasit e Debrecenit.

Po në këtë grup, Liverpuli humbi 1-2 me Lionin. Golit të Benayoun në pjesën e parë (41’) ju kundërpërgjigj Gonalons në të dytën (72’). Delgado shënoi golin e fitores për Lionin në minutën e 90-të.

Grupi F
Interi u tregua edhe një herë tjetër i pazoti për të fituar në Ligën e Kampioneve, duke barazuar 2-2 në “San Siro” me Dinamon e Kievit. Dy herë kaluan në avantazh ukrainasit me anë të Miklahik (5’) dhe autogolit të Lusios (40’) dhe dy hera barazuan zikaltërit: Stankoviç (35’) dhe Samuel (47’).

Barcelona humbi 1-2 me kampionin e Rusisë, Rubin Kazan.
Ryazantsev (2’) dhe Karadeniz (73’) bënë të pavlefshëm golin e Barcelonës të realizuar nga Zlatan Ibrahimoviç (48’).

Grupi G
Gllazgou Rejnxhërs zhgënjeu në shtëpi duke humbur thellësisht 1-4 me Uniera Urziceni. Edhe gjermanët e Shtutgardit humbën në shtëpi, 1-3 me Seviljen.

Grupi H
Arsenali barazoi në Holandë 1-1 me AZ Alkmarin. Për “topçinjtë” londinezë shënoi Fabregas (36’). Holandezët shënuan në kohën shtesë me anë të Mendes në minutën e 92-të.

Olimpiakos fitoi 2-1 me belgët e Standard Liezhit. Për Standardin shënoi Kamargo në minutën e 38-të, por kampionët e Greqisë ia dolën të përmbysin rezultatin: Mitroglou barazoi në minutën e 43-të, ndërsa Stolidhis firmosi fitoren në minutën e 90-të.

Liga e Kampioneve

Liga e Kampioneve
Dita 3

20.10.2009

E Debreceni-Fiorentina 3-4
E Liverpul-Lion 1-2
F Barcelona-Rubin Kazan 1-2
F Inter-Dynamo Kiev 2-2
G Rangers-Unirea Urziceni 1-4
G Shtutgart-Sevilja 1-3
H AZ Alkmaar-Arsenal 1-1
H Olimpiakos-Standard L. 2-1

21.10.2009
A Bordo-Bajern Munih
A Juventus-Makabi Haifa
B CSKA Moskë-Mançester J
B Volfsburg-Beshiktash
C Real Madrid-Milan
C Zyrih-Marsejë
D Porto-Apoel
D Çelsi-Atletiko Madrid

Kroati Guerrib,
goleadori i
të huajve

Sulmuesi kroat i Skënderbeut, Milaim Guerrib, kryeson listën e golashënuesve të huaj në Superligë. Guerrib ka shënuar në shtatë javët e para 4 gola. Renditja e përgjithshme e golashënuesve, përfshirë dhe lojtarët shqiptarë, kryesohet nga Elis Bakaj i Dinamos, me 5 gola. Sead Haxhibuliç dhe Mladen Bërkiç, të dy të Apolonisë kanë shënuar secili nga tre gola. Dy gola ka realizuar kroati tjetër i Skënderbeut, Antonio Rukavina. Argjentinasi i Dinamos, Malarkane ka realizuar dy gola. Kosovari Hyseni (Gramozi) gjithashtu ka shënuar dy gola. Një gol ka shënuar braziliano-kroati i Flamurtarit, Robert Alvizh. Edin Ferizoviç i Apolonisë është autori i po një goli. Ilir Nallbani (Vllaznia) ka shënuar një gol.

Koblenz: Jo
vetëm Skela

Tus Koblenz, skuadra e re e Ervin Skelës, nuk po kalon një moment të mirë në Bundesligën e dytë gjermane. Së fundi, skuadra e “pesë shqiptarëve” barazoi 1-1 me Rot Vajs Ahlen. Në fakt, Ervin Skela bëri një paraqitje të mirë kundër Ahlenit, por pa e ndihmuar dot skuadrën për të fituar “Ai vetëm nuk mund të bëjë asgjë”, - deklaroi për “Rhein-Zeitung”, trajneri i Tus Koblenz, Uve Rapolder.

21 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›