Policia: Ja si ndodhi shpërthimi në gurore

Policia e Tiranës ka dhënë verzionin zyrtar të ngjarjes në fshtin Brarë ku nga shpërthimi në një gurore humbi jetën një person. Sipas policisë, viktima është shtetasi Reshat Dajti, 46 vjeç, banues në fshatin Dajt Komuna Zall Bastar, punëtor në guroren në pronësi të shtetasit Bashkim Kuka. Policia bën me dije shpërthimi në gurore ka ndodhur ditën e djeshme në orën 16:00
ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozivi, të vendosur nga viktima Reshat Dajti, aksidentalisht ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, aktualisht po punohet për nxjerrjen e viktimës, pasi është i mbuluar tërësisht me një sasi dheu dhe gurësh.
Policia e Tiranës njofton se nga grupi i posaçëm hetimor i formuar, po hetohet për përgjegjësit administrativ dhe penalë, në drejtim të kushteve të sigurimit teknik në këtë gurore.