"Gruaja ka dashur te me vras mua fillimisht"
Shkoder - I akuzuari per vrasjen e bashkeshortes se tij, i ka shpjeguar dje gjykates, se viktima kishte tentuar ta vriste ate me mjete te forta. Nga ana tjeter i pandehuri Nik Prozhami i ka kerkuar togave te zeza drejtesi dhe jo nje avokat mbrojtes. Gjate seances gjyqesore te zhvilluar dje ne Gjykaten e Shkodres, i pandehuri Nik Prozhmi ka mbrojtur vetveten duke theksuar se bashkeshorten e tij viktimen, Terezina Prozhmi e kishte goditur fatkeqesisht per vdekje ne kushtet e vetembrojtjes, pasi ajo e kishte sulmuar papritmas per ta vrare me mjete te forta. "Pasi pashe se me rrezikohej jeta kam marre me shpejtesi mjete te forta rrethanore qe gjendeshin prane meje dhe kam goditur tim shoqe. Terezina kishte pasur vazhdimisht probleme psikike"- ka shpjeguar dje per togat e zeza i pandehuri. Pas deshmise se dhene nga ana e te pandehurit, prokurori ka kundershtuar versionin e dhene nga Prozhmi. Sipas akuzes, viktima kishte pasur me te vertete shqetesime nervore, por asnjehere nuk kishte paraqitur shenja agresiviteti. "I pandehuri Prozhmi e ka ndjekur bashkeshorten me qellime te qarta per ta vrare", deklaroi dje prokurori i ceshtjes ne seance. Nga ana e tij, kryetari i trupit gjykues Maliq Memcaj i ka kujtuar perseri te pandehurit Nik Prozhmi te drejten qe ka per nje gjykim te shkurtuar cka sjell dhe uljen e denimit me nje te treten. Por, i pandehuri ka kembengulur se ishte i pafajshem, pasi e kishte vrare te shoqen ne kushtet e vetembrojtjes ekstreme. Pergjigjet e te pandehurit kane sjelle reagime dhe nervozizem tek familjaret e viktimes. Seanca e djeshme eshte shtyre, per thirrjen e disa deshmitareve te prokurorise te cilet kane dijeni per ngjarjen. Nik Prozhmi akuzohet nga Prokuroria e Shkodres per vepren penale te "vrasjes me dashje" te bashkeshortes se tij. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me 15 prill te ketij viti, ne nje dhome magazine poshte baneses se ciftit.
Rudina Llazari
Rudina Llazari