E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani perjeton 11 shtatorin e tij

Pas sulmit te rende ne hotelin Marriot ne Islamabad vendin e ka kapluar zemerimi. Nder te tjera presidenti, Asif Ali Zardari, deklaroi se do te vazhdoje luften kunder terrorizmit. Edhe moderatori serioz i kanalit televiziv pakistanez "Dawn News" u tregua i tronditur nga pamjet qe televizioni shfaqi gjate gjithe nates: "Zemrat tona, mendjet tona dhe lutjet tona i drejtohen familjeve te atyre qe u plagosen ose humben jeten nga ky sulm i tmerrshem i njerezve frikacake". Sipas te dhenave zyrtare, lenda eksploduese ndodhej ne nje kamion, i cili shpertheu para deres se hotelit Marriot. Masat e sigurise ne hotel jane te forta dhe deri ne hyrje mund te hyjne vetem ata qe e kane lene makinen te kontrollohet. Por duket se atentatori, e ka ndezur lenden eksploduese qe ne piken e kontrollit. Bomba duhet te kete qene me shume se 1 mije kilogram e rende, thone forcat e sigurise. Pasojat jane te medha, dhjetera njerez te vrare, me shume se 250 vete te plagosur. Mes tyre ndodhen edhe disa gjermane. Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, rezidenca e te cilit eshte vetem disa minuta larg hotelit deklaroi, se zemra e tij kullon gjak nga dhimbja: "Une i drejtoj nje apel te gjitheve, ta ktheni dhimbjen ne force. Ne kete lufte kunder terrorit ne nuk do te leshojme pe. Ne nuk kemi frike nga sulme te tilla terroriste. Pakistani eshte nje komb i forte. Une i bej thirrje te gjitha forcave demokratike te vendit te bashkohen ne kete lufte kunder terrorit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›